Publikuar me datën: Thu, Aug 4th, 2011

KFOR dhe PK kalojnë barrikadat, nuk ka krizë humanitare në veri

Prishtinë, 4 gusht –  Trupat e KFOR-it së bashku me Policinë e Kosovës kanë mundur të kalojnë në veri të Kosovës pas situatës të tensionuar të ditëve të fundit.

Pas më shumë se një jave kanë mundur të kalohen barrikadat e vendosur nga serbët në kufirin verior, duke kaluar përmes Zveçanit dhe Zhitkovcit, por deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi deklaron se nuk ka krizë humanitare në veri të Kosovës.

Por shefi i qeverisë së Kosovës theksoi se nëse agjencitë e Kombeve të Bashkuara konstatojnë se ka krizë, institucionet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë në çdo drejtim.

“Shqetësimi ynë ndërlidhet me formulimet e raportuara për kriza dhe nevoja humanitare. Pikë së pari në Kosovë nuk ka krizë humanitare. Në Mitrovicë të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara që merren me çështje humanitare kanë konkluduar se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veri. Më lejoni ta them qartë, që ne nuk i kemi braktisur në asnjë rrethanë dhe nuk do t’i braktisim qytetarët tanë në veri. Ata janë shtetasit tanë, qytetarët tanë dhe ne do t’u dalim në ndihmë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi në nivel qendror dhe nivel lokal”, ka thënë Thaçi, njoftojnë mediet .

Ai ka thënë se edhe komandantit të KFOR-it ia ka bërë të qartë, se institucionet e Kosovës do t’i kryejnë detyrimet e veta nëse vlerësohet se ka krizë humanitare.

Kryeministri kosovar Hashim Thaci i ka bërë të qartë Serbisë, por edhe BE-së, se prekja e kufirit të Kosovës mund të hapë temën e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin.

Thaci ka ritheksuar se, edhe pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e status kuosë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close