Publikuar me datën: Sat, Mar 12th, 2011

Jo negociata – Vetëvendosje!

Prishtinë, 12 mars – Sot, më 12 mars, Lëvizja Vetëvendosje! filloi fushatën e saj për vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës, siç thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik,  për dëmin që po i shkaktohet vendit me fillimin e negociatave të reja me Serbinë. Në kuadër të kësaj fushate, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! shpërndanë fletushka në qendër të qytetit në Prishtinë, në të cilat rradhiteshin arsyet se pse nuk duhet negociuar me Serbinë:
–    Negociatat e integrojnë Serbinë në BE
–    Negociatat e krijojnë republikën serbe përbrenda Kosovës
–    Negociatat e bëjnë Kosovën të kontrolluar nga Serbia
–    Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës
–    Serbia nuk po e ndryshon kushtetutën e saj ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë
–    Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX
–    Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelë serbë të luftës
–    Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1800 të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta
–    Serbia nuk na i ka paguar dëmet e  luftës dhe të okupimit
–    Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata
–    Serbia vazhdon t’i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë
–    Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës dhe librat kadastralë
–    Në Serbi janë dhjetëra mijëra kriminelë serbë të luftërave të viteve 90, që shetisin të lire dhe të pacenuar nga prokuroria e shtetit.

Ky aktivitet u mirëprit nga qytetarët e Prishtinës. Aktivitete të ngjashme do të organizohen edhe nëpër qendra të tjera në Kosovë, përgjatë tërë fushatës, thuhet në komunikatë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close