Publikuar me datën: Tue, Aug 30th, 2011

Jeremiq: Ngjarjet në veri, plan ogurzi i Kosovës

New York, 30 gusht – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur para pak çastesh seancën e rregullt për Kosovën, i cili duhet të mbahej një ditë më parë, por për shkak të gjendjes së krijuar nga uragani “Irene” në New York, u shty për sot.

Në fjalimin e tij, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, theksoi se Prishtina dhe Beogradi, gjatë incidenteve të fundit në veriun e Kosovës, shpeshherë “kanë dërguar mesazhe të dominimit dhe të ndarjes”, që siç vlerësoi ai, është retorikë e cila e forcon mosbesimin ndërmjet popullatës shumicë dhe serbëve.

Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq tha se situata në rajon pak më shumë se një muaj më parë u bë papritmas  më pak e sigurt, më pak e qëndrueshme dhe më pak e parashikueshme.

Sipas Jeremiqit,  ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës, ishte një plan, siç e quajti ai,ogurzi i qeverisë së Kosovës, për të imponuar me forcë një regjim të paligjshëm dhe të padëshiruar tek banorët e asaj pjesë të krahinës.

Ministri i Jashtëm serb, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që tu dërgojë një mesazh të qartë autorëve të këtyre veprimeve të njëanshme dhe të papranueshme.

Ndërhyrja në veri, është një shkelje e marrëveshjes së Prishtinës me EULEX, tha Jeremiq. Duke cituar një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Jeremiq tha se duhet rikthyer statuskuoja atje.

Jeremiq kërkoi përgjigje për pyetjet se, “Kush e ka dhën urdhërin për njësinë ROSU.  A ka qenë dikush nga Bashkësia Ndërkomëbëre që ka patur dijeni për ndërmarrjen e këtyre sulmeve dhe pse EULEX-i u zhduk gjatë ndërhyrjes së forave ROSU? etj”

Ai bëri thirrje përsëri për zbatimin e një hetimi të plotë e të pavarur lidhur me akuzat për trafikim organesh në Kosovë .

Ban Ki- moon ka ftuar të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close