Publikuar me datën: Fri, Sep 30th, 2011

Jahjaga e gatshme të takohet me Tadiqin

Prishtinë, 30 shtator – Zyra e Presidencës së Kosovës ka bërë të ditur të ketë qenë një moment në New York kur shefja e shtetit, Atifete Jahjaga, dhe homologu i saj serb, Boris Tadiq, kanë qëndruar në një ambient. Megjithëkëtë, ka refuzuar të tregojë nëse ata ia kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit, një hap ky që burime thonë të mos ketë ndodhur për shkak të refuzimit të presidentit serb.

“Përveç takimeve bilaterale dhe shumëpalëshe, në pritjen te presidenti amerikan, Barack Obama, të gjithë presidentët dhe kryeministrat e shteteve kanë pasur mundësi të takoheshin dhe të bisedonin ndërmjet vete. Në këtë pritje ishte edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, dhe kjo është hera e parë që në një format të tillë, brenda një ambienti, të rrinë presidentja e Kosovës dhe presidenti i Serbisë”, i ka thënë “Kohës Ditore” Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Jahjaga. “Në pritjen tek presidenti i SHBA-së, Barack Obama, delegacioni i Kosovës ka qenë i ftuar si delegacion shtetëror së bashku me udhëheqësit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

Vllahiu ka refuzuar të japë më shumë detaje, por burime të gazetës brenda Presidencës kanë thënë që Jahjaga e Tadiqi nuk i kanë shtrënguar duart. Kjo, pavarësisht se Jahjaga kishte gatishmërinë për të ndërruar ndonjë fjalë me presidentin serb.

Një burim i gazetës ka thënë të ketë qenë diku gjysmë ore sa kanë pritur liderët fjalën mirëseardhëse të presidentit Obama në ceremoni. Gjatë kësaj kohe presidenti serb Tadiq ishte bërë sikur nuk e shihte presidenten Jahjaga. Por iniciativa për të pasur një kontakt mes tyre kishte rrjedhur nga presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk.

“Presidenti slloven i ka folur presidentes Jahjaga dhe e ka ftuar ta përshëndesin bashkërisht presidentin Tadiq. I ka thënë se nuk e ka problem. Presidenti slloven ka shkuar tek ai serb, por pas kërkesës që ia ka bërë Tadiqi për një kontakt me Jahjagën, është kthyer nga presidenti i BE-së, Van Rompuy, me të cilin ka qenë duke ndenjur, edhe i ka thënë se duhej të shkonte”, ka treguar ky burim i gazetës. “Tadiqi ka dalë nga takimi pa pritur fjalimin e presidentit Obama”.

Në një intervistë për rtv21, Presidentja Jahjaga u shpreh se është e gatshme të takohet kudo e kurdo, qoftë me Tadiqin, ose Nikoliqin, nëse i fiton zgjedhjet, po e kërkoi këtë interesi i vendit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close