Publikuar me datën: Fri, May 21st, 2010

Instrumentisti që inspirohet në shkretëtirë

Prishtinë, 21 maj – Zhurma që bën rëra e shkretëtirës, për violonçelistin francez Dominique de Williencourt ka një domethënie më të thellë sesa për njerëzit e rëndomtë. Ai i zbërthen ato në nota dhe për të krijuar një vepër muzikore si duhet gjë tjetër pos t’i harmonizojë ato në pentagram. Williencourt studio pune ka shkretëtirat e Saharasë dhe Stepat e Azisë. Shpesh veprat kompozuara sefte ai i ekzekuton në vende ku nuk shkel këmbë njeriu dhe s’ka duartrokitje publiku.
“Shkretëtira më inspiron”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën, pa u bërë 24 orë pas interpretimit para publikut kosovar.
“Është qetësia ajo që për mua do të thotë muzikë. Zhurma e tepërt, që konsiston me veprat e inspiruara në qytete për mua nuk është muzikë. Ajo më parë është qetësi absolute e më pas zhurmë”, ka shtuar violonçelisti, banor i shkretëtirave.
Qetësinë e tij, të mërkurën mbrëma e ka sjellë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në natën e dytë të festivalit ndërkombëtar të Prishtinës për muzikën e re “Remusica”. Ai ka mbajtur koncert solistik. Megjithatë, reagimi pas koncertit nuk ka qenë dhe aq i qetë. Shumica e ka cilësuar koncertin disaorësh të së mërkurës, si më të mirin prej shumë kohësh. Një vlerësim të tillë e ka dhënë edhe kompozitori i njohur kosovar, Bashkim Shehu.
“Koncert më të mirë nuk kam parë që moti”, ka thënë ai.
Ajo që De Williencourt i ka mbetur në kokë nga koncerti që ka dhënë është skena ku ka muzikuar. Ky instrumentist flet pak për publikun.
“Ishte në të vërtetë perfekte sa i përket akustikës”, u shpreh De Williencourt. Ai thotë se për të dallimi midis interpretimit në salla dhe në shkretëtira është si nata me ditë.
“Edhe pse në shkretëtirë nuk luaj për askënd, por për rërën dhe malet përreth, si shpërblim marr tingujt që unë i krijoj. Ai më kthehet me vibrim nga larg, përderisa herëve kur luaj nëpër korridore dhe përkujdesem për njeriun e fundit në publik që të ma ktheu tingullin, nga ai nuk marr asgjë përveç një duartrokitjeje”, ka thënë de Williencourt.
Duke qenë shtegtarë i shkretëtirave, me të vetmin mik të përhershëm –violonçelin, De Williencourt përkujdeset më shumë për mikun e tij. Duke u mishëruar me çdo subjekt njeri që takon në shkretëtirë, violonçelisti përpiqet t’i modifikojë ata edhe për instrumentin.
“Shpesh mishërohem me beduinët duke mbajtur veshjen e tyre të quajtur tagi, me të cilën i mbuloj sytë dhe meditoj për të krijuar vepra që do ta gëzonin violonçelin. Njëjtë veproj edhe në Tibet, Kaukaz e të tilla vende. Violonçelin e kam jetë”, ka theksuar ai.
Për veprat e kompozuara në shkretëtirë ai thotë se kanë shumë dallim me ato që De Williencourt kompozon në të tjera mjedise.
“Ka dallime mes veprave që kompozohen përderisa jam i vetëm në shkretëtirë. Tingulli që krijohet është më oriental, ndërkaq kur kompozoj në shoqëri me të tjerë muzikantë përpiqem që të kombinoj krijimet e tyre me të miat, gjithnjë në mënyrë spontane”, ka thënë ai.
Për tingujt e tij orientalë, kishte marrë opinion edhe nga njëri prej publikut kosovar që i kishte duartrokitur mbrëmjen e së mërkurës.
“U lumturova kur dikush nga publiku më tha se nga vepra që ekzekutova e të cilën e kam kompozuar në Kaukaz, kishte dëgjuar edhe tinguj me të cilat kishte qenë familjar, duke i konsideruar si tinguj nga muzika shqiptare. Është shumë interesante, muzika është pa kufij, por ka edhe shumë tinguj që përdor e që asociojnë me orientin ballkanik”, ka thënë De Williencourt. Ai është ndalur te muzika ballkanike, të cilën, siç thotë ai, e ka të trashëguar. Stërgjyshja e tij nga nëna ishte nga Kotorri i Malit të Zi dhe nuk kishte se si të mos i ndiente në gjak kur i ekzekutonte tingujt ballkanikë.
“Muzika e Ballkanit apo ajo orientale më pëlqen, sepse është e thellë dhe ndonjëherë të bën të ndihesh i lumtur duke iu bindur tingujve të saj vallëzues, por ka edhe pjesë që të mërzitin e ndihesh i pikëlluar”, ka thënë instrumentisti, i cili që nga mosha 7-vjeçare – kur të gjithë fëmijëve “u duhet” të zgjedhin nga një instrument – ai kishte zgjedhur violonçelin edhe pse i një gjatësie sa vetë ai. Asnjëherë nuk kishte menduar ta zëvendësonte atë me ndonjë tjetër instrument.
“Violonçeli është si zë njeriu, të cilit kam dashur t’i jap ngjyrë vetjake kur para 15 vitesh kam filluar të kompozoja”, ka thënë Dominique de Williencourt i nderuar me titullin “Prix de l’Academie du Disque”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close