Publikuar me datën: Thu, Nov 24th, 2011

Hoxhaj: Idetë e Serbisë, të kohës së Millosheviqit

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse” ka akuzuar Serbinë për tensionimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuese të Serbisë dhe të përfaqësuesve të strukturave paralele për shpalljen e ‘pavarësisë’ së pjesës veriore të Kosovës, kryediplomati kosovarë këto paralajmërime i ka quajtur absurde.

“Këto janë deklarata absurde. Strukturat paralele, ilegale dhe kriminale, të mbështetura financiarisht nga Beogradi po bëjnë përpjekje ta shantazhojnë bashkësinë ndërkombëtare. Këto struktura paralele ilegale të Serbisë, tash e 12 vjet janë duke mbajtur peng qytetarët serb, duke parandaluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet demokratike të Kosovës. Është koha e fundit që Serbia t’i shpërbëjë këto struktura”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka potencuar se në veri nuk ekziston konflikt në mes të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serb. Sipas Hoxhajt, atje është një grup i vogël i njerëzve, të cilët veprojnë në emër të Beogradit dhe financohen në mënyrë masive nga Beogradi.

“Të gjitha paratë që Serbia merr nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA-së, praktikisht rrjedhin në veri të Kosovës, në mënyrë që atje të ruhet një Status Quo”, ka thënë ai, duke shtuar se përpjekjet e tyre kanë dështuar me 25 korrik.

Duke komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshëm të Serbisë, Ivica Da?i?, kryediplomati kosovarë ka thënë se këto janë ide të kohës së Millosheviqit.

“Në Ballkan, këto ide kanë sjell vetëm luftëra, spastrime etnike dhe pikëllim. Ne jemi kundër koncepteve të shteteve monoetnike në Ballkan, kjo do të hapte Kutinë e Padorës. Kjo mund të përcillet me dhunë dhe konflikte ndëretnike edhe në shtete tjera si në Maqedoni, Serbi dhe në Bosnje”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close