Publikuar me datën: Fri, Sep 16th, 2011

Serbët po ndërtojnë mure në veri të Kosovës

04:00 Rruga Mitrovicë – Rashkë është bllokuar tërësisht për shkak të shtimit dhe përforcimit të barrikadave atje

 

03:00 Goran Bogdanovic: “Shqiptarët dhe doganierët e tyre po mbajnë nën kontroll 200 metra katrorë të shtetit të ashtuquajtur të pavarur të Kosovës’

 

02:00 Serbët kanë vendosur që të kalojnë gjithë natën në barrikadat e vëna në pjesë të ndryshme të komunave veriore të vendit

 

01:00 Situata në Mitrovicë është paraqitur e qetë në orën e parë pas mesnates. Tek ura kryesore mbi Ibër, kohë pas kohe, janë parë edhe ushtarë të KFOR-it që janë afruar kah pjesa veriore

00:00 Raportet e fundit nga veriu  flasin për planin e serbëve atje, që të betonojnë edhe pjesën e urës mbi lumin Ibër, pasi një gjë të tillë e bënë në Ruadare. Për këtë çështje të njoftuar janë edhe Ministri i  Brendshëm, Bajram Rexhepi e strukturat e KFOR-it.

23: 35 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi,raportohet se gjendet në veri. Sipas KTV-së ai atje po qëndron në lagjen e boshnjakëve. Nga ana tjetër Ministri Bajram Rexhepi, ka informacione për prezencën e deputetit Selimi derisa ka kërkuar nga ai dhe qytetarët tjerë atje të jenë të përmbajtur në këtë situatë.

 

23: 00 Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka konfirmuar  se situata është nën kontroll të plotë nga autoritetet e rendit, pas atij incidenti kur qindra serbë u mblodhën të ura e Ibrit të cilët shtuan zhavorrin por edhe provokuan me hedhjen e gurëve në drejtim të policëve dhe gazetarëve që gjendshin aty.

Hoti për RTK-në, ka thënë se nuk  është shënuar asnjë incident në fshatrat tjerë të veriut ku jetojnë shqiptarët. Ai ka ftuar ata që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e provokimeve nga ekstremistët të cilët sipas Hotit dëshirojnë të tensionojnë situatën.

22: 00 Qindra serbë pas orës 21:00 pasi shtuan zhavorrin me bagerë e kamion mbi lumin Ibër, janë tërhequr nga kjo barrikadë derisa edhe turma e shqiptare e mbledhur në jug po ashtu është shpërndarë e qetë. Pas këtij veprimi situata në këtë pjesë raportohet të jetë e qetë. Edhe gazetarët kosovarë që gjendeshin të ura u detyruan që të tërhiqen mbrapa për shkak se turma e serbëve kishte filluar provokime dhe gjuanin  me gurë në drejtim të jugut.

21:30Paprtimas, serbë të shumtë janë mbledhur tek ura kryesore mbi Ibër në përpjekje për të shtuan zhavorrin dhe kanë gjuajtur gurë në drejtim të pjesë jugore, raporton ARTA. Gazetarët janë ndjekur nga afërsia e urës dhe bashkë me ta, janë larguar edhe policët e Kosovës. Forca të shumta të EULEX-it dhe karabinierë kanë ardhur përforcim tek ura. Janë mbledhur shumë të rinj shqiptarë në pjesën jugore.

 

20:30  Reciprocitet i njëanshëm në Merdare. Vetëm kamionët nga Serbia në Kosovë po lejohen të hyjnë, ndërkohë serbët kanë ndaluar kamionët që donin të kalonin nga Kosova në Serbi.

 

19:50 Është shuar zjarri në Kodrën e Minatorëve. Zyrtarisht thuhet se kjo është normale për këtë periudhë të viti për shkak të lisave pranë, por Indeksonline mëson se sipas të gjitha gjasave ai është vënë qëllimisht

 

19:35 Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë. Ende nuk është e qartë se çka ka shkaktuar këtë zjarr që po vazhdon të ndizet ende. KTV-ja ka shfaqur para pak minutash pamje direkte të zjarrit.

 

18:30 Në Kosovë ka mbërritur shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviq. Ai i ka vizituar serbët e barrikaduar tek Jarinja

 

17: 54 Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se po e monitoron situatën në veri dhe se për momentin është e qetë.
“Protestat janë të qeta dhe nuk do të përdoret dhuna pa pasur nevojë”, kanë thënë zyrtarë të KFOR-it. Ata kanë thënë se do të heqin barrikadat vetëm nëse serbët përdorin dhunë.

 

17:02 Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq ka takuar udhëheqësit paralelë ilegalë të të gjitha komunave në Zveçan, për të diskutuar hapat e tyre të mëtutjeshëm në veri.

16:00 Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton ka konfirmuar prezencën e doganierëve e policëve shqiptarë e serbë në pikat kufitare në veri. “Zyrtarë lokalë, serbë e shqiptarë janë në pikat kufitare me policinë e EULEX-it, por vetëm anëtarët e EULEX-it janë operacionalë”, ka thënë Hawton.

15: 20 Nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijancic BE-ja i ka dhënë përkrahje të plotë operacionit të qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se EULEX-i po bashkëpunon dhe është në të dyja pikat kufitare dhe se Kosova është një njësi doganore. “Është ky një hap i rëndësishëm nga i cili të gjitha bashkësitë do të kenë dobi. Jemi të përkushtuar për këtë dhe EULEX këtë e bënë në përputhje të plotë me mandatin e saj”, ka thënë ajo.

 

 

14: 48 Qeveria në Beograd nëpërmjet një komunikate ka thënë se e ka nën kontroll të plotë veriun e Kosovës, dhe se institucionet e saj funksionojnë normalisht në këtë pjesë. Qeveria e Cvetkoviqit u ka bërë thirrje serbëve që të protestojnë qetësisht dhe “të mos bien pre e provokimeve të dhunës”

14: 30 Pranë pikave kufitare 1 e 31 serbët kanë përforcuar barrikadat e tyre. Ata kanë hedhur akoma më shumë zhavor në orët e fundit, duke bllokuar gjithçka. Raportohet se Pika në Jarinje as që mund të shihet nga sasia e madhe e zhavorrit.

14: 23  Zëdhënësi i EULEX-it, Hawton thotë se nuk është shënuar asnjë incident, por situatë në veri është e tensionuar

14: 12 Radikalët serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë, nëpërmjet ‘rrugëve alternative’. Edhe zyrtarë të DSS (partia e Koshtunicës), po kërkojnë të hyjnë në Kosovë.

 

13: 58 Helikopterë të ushtrisë kroate u përkujdesen për të transportuar policë e doganierë shqiptarë bashkë me ata të EULEX-it në dy pikat kufitare në veri, Jarinje e Brnjak.

 

13: 45  Raportohet për një zjarr në Jarinje, por nuk dihen detajet dhe madhësia e tij.

 

13: 30 Radikalët serbë kanë provouar dëshpërimisht të hyjnë brenda Kosovës, për të qenë afër popullit serb në këto “momente të vështira”. Por, atyre nuk u është lejuar hyrja në Jarinje.  Dragan Todoroviq ka thënë se donin të hynin për të treguar se nuk pajtohen me ‘marrjen e krahinës jugore serbe’.

 

13: 15 Partia më e madhe opozitare LDK e ka përkrahur qeverinë e Kosovës në planin për veriun.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga këto institucione që veprimet të jenë të kooordinuara mirë dhe të shoqëruara me vendosmëri. Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron veprimet e sotme si veprime fillestare për të vënë rend dhe rregull në Veri.”, thuhet në një njoftim.

 

12: 15 Kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka konfirmuar se plani opercional për rikthimin në funksion të pikave doganore 1 dh 31 ka përfunduar me sukses. Ai ka thënë se atje janë vendosur doganierë kosovarë përfaqësues të EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it. Thaçi foli edhe për bllokimin e rrugëve që kanë bërë serbët, ndërsa potencoi se kjo nuk është mënyra më e mirë për të ecur përpara.  Ai nuk dha ndonjë detaje se cila do të jenë hapa të ardhshëm pas vendosjes në pikat kufitare.

11: 35 Pas vendosjes në pikat doganore 1 dhe 31, Kryeministri Hashim Thaçi ka thirrur për në orën 12:00 mbledhjen e Qeverisë ku do të diskutohet për situatën e fundit në veri.

11:00 Mediat në Serbi raportojnë se rreth orës 10: 30, në pikën kufitare në Bërnjak janë vendosur doganierë kosovarë dhe  pjesëtarë të EULEX-it, megjithatë  në këtë përbërje kanë refuzuar të jenë doganierë serbë të cilët punojnë në institucione të Kosovës.

09:50 Menjëherë pas vendosjes në dy pikat doganore ka folur edhe Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi i cili ka thënë se operacioni për vendosjen e doganierëve në këto dy pika ka kaluar pas asnjë problem. Ai ka bërë të ditur për “Tanjug”, se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në kufi janë bartur me helikopter të KFOR-it.

09:30Raportohet për qetësi gjatë orëve të para të mëngjesit në veri,  derisa siç raporton KTV  tashmë doganierët kosovarë janë vendosur në dy pikat doganore. Vendosja e tyre nuk po përcillet me ndonjë pengesë. Nga informacionet e  fundit që qarkullojnë nga veriu flasin për tubimin e  qindra serbëve mbi lumin Ibër ku  ata një ditë më parë kishin hedhur zhavorr për të bllokuar rrugën..

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close