Publikuar me datën: Thu, Jun 16th, 2011

Hague: Dialogu, mundësi që Kosova e Serbia njëkohësisht në BE

Prishtinë, 16 qershor – Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka ndërmarrë një hap të ri në Parlamentin e këtij shteti, duke thënë se Serbia dhe Kosova duhet të dialogojnë në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt BE-së, kanë njoftuar mediet britanike.

Duke folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Hague ka thënë se këto dy shtete duhet të “bisedojnë mes vete në mënyrë konstruktive. Me vullnet të mirë nga të dyja palët, dialogu mund t’u ndihmojë të dy shteteve drejt hyrjes në BE”.

Kjo është hera e parë që Qeveria britanike ka sugjeruar që Serbia dhe Kosova duhet të punojnë bashkë drejt qëllimit të njëjtë që kanë për t’u bërë shtete anëtare të BE-së.

Hague i ka bërë këto deklarata duke u përgjigjur në pyetjen e ish-ministrit laburist dhe deputetit, Denis MacShane, i cili ka thënë se politikanët e përgjegjshëm serbë duhet tani ta njohin Kosovën. MacShane ka thënë që Serbia duhet ta ndalë bllokimin tregtar të Kosovës në Ballkan dhe bllokimin në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare.

Duke folur pas diskutimit në Parlament, MacShane ka thënë “e mirëpres deklaratën e prerë dhe të qartë të sekretarit të Jashtëm britanik që Serbia dhe Kosova duhet të fillojnë bisedimet, në mënyrë që të dyja të hyjnë në Bashkimin Evropian njëkohësisht. Kjo përfundimisht do t’u jepte fund konflikteve të viteve Milosheviq-Mladiq dhe  do ta lejonte Ballkanin të ecte përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

Në seancën e së martës në Dhomën e Ulët, MacShane e ka pyetur Haguen nëse si sekretar i Jashtëm do ta përkrahë në thirrjet që po i bëhen Beogradit për ta njohur Kosovën dhe për të hequr bllokadat që po i bëhen.

Hague është përgjigjur duke thënë që verën e kaluar ka shkuar në Beograd për t’i diskutuar këto çështje me presidentin serb dhe i ka kërkuar atij përfshirjen në dialogun e facilituar nga BE-ja. “Presidenti Tadiq është pajtuar dhe tani u kërkoj Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës të bisedojnë njëra me tjetrën në mënyrë konstruktive. Me vullnet të mirë nga të dyja palët, dialogu mund t’u ndihmojë dy shteteve drejt hyrjes në BE”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close