Publikuar me datën: Wed, Apr 13th, 2011

Gjykata Kushtetuese shkel ligjin

Prishtinë, 13 prill – Garantuesi i kushtetutshmërisë në Republikën e Kosovës ka shkelur jo më pak se 6 nene të Ligjit të prokurimit publik gjatë një aktiviteti tenderues. Ky është konstatim i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, i cili ka anuluar aktivitetin e prokurimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me tenderin: “Shërbimet e përkthimit me shkrim, me gojë dhe transkriptim – Pjesa 1”.
OSHP-ja e ka udhëzuar Kushtetuesen, që, në rast se edhe më tutje ka interes për këtë aktivitet të prokurimit, të fillojë një procedurë të re të prokurimit në pajtim me dispozitat e LPP-së. Në vendimin e OSHP-së thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës pajtohet në tërësi me raportin e ekspertizës që ky aktivitet i prokurimit të anulohet.
Komisioni vlerësues i Gjykatës Kushtetuese pas vlerësimit dhe ekzaminimit të ofertave ka rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik “Transcript”. Por, operatori tjetër që ka qenë në garë, “Trankos Language Consulting” është ankuar se ka pasur shkelje të Ligjit të prokurimit publik, pas të cilit Gjykata e Tenderëve kishte nisur procedurën për këtë ankesë. Kryetar i Panelit shqyrtues të prokurimit, në këtë rast, ka qenë Tefik Sylejmani. Organi Shqyrtues i Prokurimit në pajtim me nenin 113 të LPP-së ka autorizuar ekspertin shqyrtues të prokurimit, i cili ka rekomanduar që ky aktivitet i prokurimit të anulohet, pasi ka pasur mangësi, duke filluar nga përgatitja e dosjes së tenderit e deri te vlerësimi përfundimtar. Kjo, sipas ekspertit shqyrtues, ka ndikuar që ofertuesit të jenë të papërgjegjshëm si për pjesën e parë, ashtu edhe për pjesën e dytë të tenderit.
Më shumë rreth kësaj lexoni sot në “Koha Ditore”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close