Publikuar me datën: Fri, Apr 29th, 2011

Gashi: SHIK-u ka bashkëpunuar edhe me Rugovën

Prishtinë, 29 prill – Ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, për herë të parë ka vendosur të flasë publikisht për organizatën në të cilin ka punuar gati një dekadë.
Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, e cila vjen në kohën kur në Kuvendin e Kosovës është iniciuar një nismë për hetimin e SHIK-ut, ai ka theksuar se pjesëtarët e këtij shërbimi, jo vetëm se nuk kanë vepruar në ilegalitet, por kanë funksionuar në koordinim me të gjithë faktorët përgjegjës për sigurinë në Kosovë. Njeriu i tretë në hierarkinë e SHIK-ut ka mohuar që gjatë punës shumëvjeçare të këtij shërbimi të jenë krijuar dosje, ashtu siç e ka përjashtuar çdo mundësi që ky shërbim të jetë financuar prej ndonjë subjekti të caktuar politik, përfshirë PDK-në.
Gashi, që aktualisht është deputet i PDK-së, ka deklaruar se zyrtarët e SHIK-ut kanë bashkëpunuar me përfaqësuesit më të lartë të shtetit, ndonëse e ka pranuar se nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta as me ish-presidentin Ibrahim Rugova e as me Fatmir Sejdiun.
Megjithatë, ai ka rikujtuar se SHIK-u ka pasur bashkëpunim të mirë me njerëz të tjerë që kanë qenë të angazhuar në çështjet e sigurisë e të cilët kanë qenë të deleguar nga dy presidentët e parë të Kosovës. Ai ka thënë se rregullisht një përfaqësues i SHIK-ut i ka raportuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
SHIK-u, sipas tij, e ka përmbyllur aktivitetin e vet në mënyrë zyrtare duke i dorëzuar edhe çelësat e zyrës në Qeveri të Kosovës. Ai ka njoftuar se bashkë me katër kolegët që kanë punuar në SHIK e që tani janë deputetë të PDK-së, e kanë mbështetur nismën për krijimin e një komisioni parlamentar, i cili do ta hetonte veprimtarinë e SHIK-ut, pasi janë të sigurt se kur të zbulohet e vërteta për këtë shërbim, do të ketë njerëz që do të vrapojnë për të thënë se edhe ata kanë qenë pjesëtarë të SHIK-ut. Në intervistën e cila do të botohet në dy pjesë, Gashi nuk flet vetëm për strukturën organizative të SHIK-ut, por edhe për mënyrën e mbledhjes së informatave dhe sistemin e gradimit.
Flet edhe për Azem Sylën e Xhavit Halitin, e po ashtu edhe për Nazim Bllacën e David Philipsin.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close