Publikuar me datën: Tue, May 4th, 2010

Fule: Situata politike në Shqipëri është përkeqësuar

Bruksel, 4 maj – Komisioneri për Zgjerim në Bruksel, Stefan Fule këshilloi sot se Shqipërisë i nevojiten reforma konkrete, ndërsa komentoi si jo pozitive situatën politike në Shqipëri, njofton Balkanweb.
“Situata nuk ka ndryshuar, është përkeqësuar dhe derisa një zgjidhje të mos gjendet të gjithë partitë politike mbajnë përgjegjësi. Kjo nuk do të krijonte një atmosferë pozitive, teksa ne po finalizojmë opinionin tonë për Shqipërinë”.- deklaroi Fule.
Në vazhdim të marrëveshjes së stabilizim-asociimit, në vendin tuaj nevojiten reforma konkrete, masa të reja. Duke i mëshuar mesazhit se Shqipëria duhet të punojë fort për reformat, Fule solli si shembull pikërisht implementimin e strategjisë antikorrupsion.
“Shqipërisë i duhet të implementojë rigorozisht legjislacionin dhe strategjinë antikorrupsion, si dhe një kuadër ligjor në lidhje me luftën e krimit të organizuar dhe të sigurojë kapacitete të mjaftueshme. Në të dyja fushat duhen arritur rezultate konkrete dhe të arritshme.”- vazhdoi Fule në Komitetin Parlamentar të Stabilizim- Asociimit Shqipëri- BE.
Fule përshëndeti hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për të informuar qytetarët mbi liberalizimin e vizave. “Do të doja të nënvizoja rëndësinë e kësaj me qëllim mos përsëritjen e situatës që ndodhi kohët e fundit me vendet e tjera të Ballkanit.” Fule i referohet periudhës pas liberalizimit të vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, dhjetor 2009, kur mijëra qytetarë mësyn shtetet europiane për të kërkuar azil. Kjo situatë u pa me shqetësim nga Bashkimi Europian dhe u urdhërua riatdhesimi i të gjithë azilkërkuesve.
Pas fjalës së Komisionerit për Zgjerim, Fule dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu iu përgjigj se Shqipëria po punon rreth reformave dhe ka plotësuar në një kohë të shkurtër shumë prej tyre.
Delegacioni shqiptar i cili ndodhet në Bruksel do të vazhdoj sot takimet në Komitetin Parlamentar të Stabilizim- Asociimit.
Gjatë takimit që u zhvillua dje i komitetit parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, në Bruksel, nënkryetari i PE-së Eduard Kukan i bëri thirrje maxhorancës dhe opozitës të zgjidhin konfliktet dhe problemet e tyre politike.
Në Bruksel janë të pranishëm, nga PD: Fatos Beja, Viktor Gumi, Albana Vokshi, Florian Mima, Jemin Gjana, Mesila Doda, Aldo Bumci, Arenca Trashani , kryetare e delegacionit për Shqipërinë në PE, ndërsa nga PS: Valentina Leskaj, Ermelinda Meksi, Arben Malaj, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close