Publikuar me datën: Sat, Jun 18th, 2011

Fitou: Serbia nuk do të mund ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në BE

Prishtinë, 18 qershor – Edhe nëse do të ndodhte që Serbia t`i plotësojë kushtet para Kosovës dhe të integrohet në BE para Kosovës, ajo nuk do të mund ta bllokojë anëtarësimin e shtetit kosovar.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, në një intervistë për “Kohën Ditore”, për herë të parë ka folur për idenë që edhe në rast të integrimit, Serbisë t`i hiqet mundësia që ta bllokojë Kosovën. Sipas Fitout, BE-ja nuk e do një Qipro të dytë brenda vetes në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë.

“Unë do të mbështetja anëtarësimin e përnjëhershëm, por është e pasinqertë, sepse kjo varet nga reformat që duhet të bëhen nga vetë vendet. Ajo që nuk do të ndodhë është se nuk do të ketë anëtarësim që pamundëson anëtarësimin e tjetrit”, ka thënë Fitou.

Ambasadori francez ka kërkuar nga EULEX-i që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar ngase, sipas tij, kjo është gjëja më e mirë që ky mision mund ta bëjë për Kosovën. Fitou i ka dhënë mbështetje Task Forcës për hetimin e dyshimeve të raportit të Dick Martyt, pasi që, sipas tij, rezultatet sa më të shpejta të hetimeve do t`i ndihmonin Kosovës.

Ambasadori francez është i lumtur që drafti i memorandumit mes FSK-së dhe MPB-së nuk është jetësuar. Sipas tij, idetë e këtij memorandum janë krejtësisht antidemokratike.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të dëgjojë FMN-në para se të ndodhë më e keqja në raportet me këtë fond.

“Ne jemi duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë e kujdesshme, që të bashkëpunojë ngushtë me FMN-në. Faleminderit prej Zotit, FMN-ja ka një ekip shumë të mirë në Kosovë, shumë fleksibil, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë. Qeveria duhet t`i bëjë detyrat e shtëpisë, duhet ta reformojë sistemin buxhetor. Marrëdhëniet me FMN-në duhet të rikthehen si më parë. Kjo punë duhet të kryhet”, ka thënë Fitou.

Ambasadori shpreson se do të ketë marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi dhe shpjegon se ai nuk mund të sjellë kurrfarë aranzhimi për veriun e Kosovës.

Sipas Fitout, Ahtisaari është zgjidhje e mirë për veriun.

“Veriu e meriton që të ketë sundim të ligjit. Veriu është pjesë e Kosovës. qytetarët e veriut meritojnë të mirëpriten në shtetin e Kosovës, e Kosova e meriton që të jetë shtet sovran në kufijtë e vet. Se çfarë aranzhimesh do të kemi pas dhjetë vjetësh, nuk e di. Momentalisht është vetëm ai i Ahtisaarit”, ka thënë Fitou.

Të plotë këtë intervistë të Kohës Ditore me ambasadorin francez mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close