Publikuar me datën: Sun, Feb 27th, 2011

Financuesit e PDK-së përfitojnë miliona euro tenderë publikë

Prishtinë, 27 shkurt  – Kompanitë private që financojnë Partinë Demokratike të Kosovës kanë përfituar miliona euro nga tenderët publikë të Qeverisë Thaçi. Financuesve të partisë, siç shkruan “Koha Ditore”, nuk u kanë shpëtuar as fondet publike që kontrollohen nga komunat ku udhëheq PDK-ja e as ndërmarrjet publike. Raporti i auditimit i fushatës zgjedhore i zgjedhjeve lokale të vitit 2009 si financues të partisë së kryeministrit përmend emrat e kompanive që kanë fituar më së shumti kontrata publike e që janë korporata “Devolli”, kompania “Rukolli”, e  kompanitë e ndërtimit të rrugëve. Ministria e Arsimit, ajo e Transportit, PTK-ja, si dhe komunat e PDK-së kanë qenë “ushqyesit” e financuesve të partisë.
Korporata “Devolli”, që figuron si financues i Degës së PDK-së në Pejë, në raportin e auditimit të kompanisë “Universum”, e cila u angazhua nga KQZ-ja, ka përfituar nga PTK-ja, me të cilën ka lidhur kontratë për operimin e kompanisë “Dardafone” si operator virtual i telefonisë mobile. Kjo kontratë është duke u hetuar nga EULEX-i, për shkak të dyshimeve për dëmtim të interesit publik. Në këtë biznes milionësh PTK-ja mban vetëm 28 për qind të aksioneve, ndërsa “Dardafone” ka 72 për qind në operatorin virtual “Z-Mobile”.
Ndërkaq, vëllezërit e  pronarit të kompanisë “Pejton”, Bejtush Zhugolli, i cili zyrtarisht figuron si financues i PDK-së, me firmat e tyre kanë qenë pjesë e tenderëve publikë në këto tri vitet e fundit, vlera e të cilëve shkon në mbi 70 milionë euro. Korporata Energjetike dhe Operatori i Sistemit e Transmisionit të Energjisë Elektrike KOSTT kanë shpallur fitues kompaninë “Eco Trade”, pronë e Mehdi Zhugollit dhe atë “ACDC-KOS” të Ilmi Zhugollit në rreth dhjetë tenderë publikë, të cilët kanë pasur të bënin me ndërrime të stabilimenteve, furnizime me pajisje e tenderë për riparim të shiritave transportues. Në këtë raport, si financues i kësaj partie figuron edhe biznesmeni Rrustem Rrukolli nga Skënderaj, i cili ka ndarë 5 mijë euro për fushatën zgjedhore të PDK-së në Skënderaj.  Kompania e tij, “Rukolli” është shpallur fitues vitin e kaluar në tenderin tetëmilionësh të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave për ndërtimin e Fabrikës së ujit në Vushtrri. Në vitin 2009 është shpallur fitues i tenderit në vlerë prej 61 mijë eurosh të Komunës së Skënderajt, që kishte të bënte me ndërtimin e një kati të Qendrës së Banimit Social në këtë komunë. Kompania “Rukolli” është gjetur mirë edhe në tenderët e Ministrisë së Arsimit, ku ka dalë fitues në një tender për ndërtimin e objektit të shkollës në Prekaz të Skënderajt, i cili peshonte mbi 1 milion euro. Këtë kompani nuk e kishte lënë anash as Ministria e Transportit, e cila e kishte shpallur fitues në një tender për ndërtim rrugësh, vlera e të cilit ishte mbi 600 mijë euro. Sipas këtij raporti, që është publikuar në uebfaqen e Komisionit Qendror Zgjedhor për Degën e PDK-së në Malishevë kishin kontribuar një grup kompanish, të cilat kanë përfituar nga tenderët e Ministrisë së Transport, që ishte udhëhequr nga Fatmir Limaj. Kompania  “Ndërtimi” nga Malisheva, që në raport figuron t’i ketë dhënë dy herë, ishte pjesë e një tenderi që kalonte shumën prej 2 milionësh e që kishte  të bënte me ndërtimin e urave në rrugën nacionale Sllatinë-Gjurgjicë.
Po ashtu kompanitë “AHN Group” e “Timi Krsko” që në listë të financuesve figurojnë t’i kenë dhënë të dyja bashkë katër mijë euro për PDK-në, kishin fituar së bashku një tender prej 5 milionë e 700 mijë eurosh, që kishte të bënte me zgjerimin e rrugës nacionale M2 Prishtinë-Udhëkryqi m2. Me tenderë publikë ishin shpërblyer edhe kompanitë e tjera të Malishevës që kanë financuar PDK-në, siç janë “Arbëri-NS”, “Jehona”, “Alfa” e “Burimi”. Ministria e Transporti u kishte dhënë tenderë edhe financuesve të Degës së PDK-së në Gjilan. Kompania “Bejta Comerce” kishte fituar  një tender që peshonte 1 milion e 600 mijë euro për ndërtimin e rrugës Polac – Vushtrri. Njëri prej pronarëve të saj Basri Kçiku figuron t’i ketë dhënë 10 mijë euro për PDK-në. Për këtë parti kishin ndarë mjete edhe Florim Zuka i kompanisë “Tali”, i cili kishte ndihmuar PDK-në me 8 mijë euro, kompania “Çlirimi” nga Gjilani kishte kontribuar me 2 mijë e 500 euro, si dhe Mustafë Shala i kompanisë “Compact Group”me 7 mijë euro. Kompania e biznesmenit Shala fitoi dy herë tenderin milionësh për furnizim me mazut, e cila udhëhiqet nga Fëllanza Pula, ish-asambleiste e Partisë Demokratike në qeverinë komunale të Prishtinës. Ndërsa kompania “Tali” ishte pjesë e një tenderi 2- milionësh të Ministrisë së Transportit në vitin që kishte të bënte me zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Lypjan. Ndërsa kompania “Magjistralja” nga Gjilani në vitin 2008 ishte pjesë e një tenderi prej rreth 700 mijë eurosh, të cilin e kishte shpallur MTPT-ja. Auditori i angazhuar nga KQZ-ja në raportin e tij për fushatën zgjedhore të vitit 2009 ka konstatuar se PDK-ja ishte kufizuar që të shpenzonte 867 mijë euro, ndërsa ka raportuar se ka shpenzuar vetëm 422 mijë euro. Sipas auditorit, ka pasur raste kur ka pasur tejkalim të limiteve ditore të pranimit të mjeteve, që është 1 mijë euro, si dhe nuk ka prezantuar fletëbilancet dhe pasqyrat bankare që mbulojnë shpenzimet në periudhën e fushatës. Gazeta ka provuar të kontaktojë me biznesmenët e përfshirë në këtë raport, por vetëm disa prej tyre kanë kthyer përgjigje. Rrustem Rukolli, pronar i firmës “Rukolli”, ka deklaruar se ka dhënë mjete për parti, por një gjë të tillë e ka bërë edhe për studentë.
“Unë kam ndarë bursa për studentë të suksesshëm. Nuk kam financuar vetëm për parti”, ka thënë ai. Sipas tij, financimi i partisë nuk duhet të ndërlidhet me fitimin e tenderëve nga kompania e tij. Për tenderin tetëmilionësh që ia kishte dhënë Ministria për Ekonomi e Financa kësaj kompanie zëdhënësi Muharrem Shahini ka deklaruar se partneri i “Rukollit”, që është një firmë nga Gjermania, ka përvojë në ndërtimin e fabrikave të ujit dhe ministria, sipas tij, nuk ka bërë shkelje ligjore në këtë aktivitet të prokurimit. Ndërsa Bejtush Zhugolli, ndonëse emri i tij figuron si financues i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë për gazetën se një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë. “Ndoshta e kanë shënuar për shkak se individualisht një anëtari të kryesisë së degës i kam dhënë mjete për shkak se iu kanë dashur, por nuk e kam financuar PDK-në”, ka thënë Zhugolli. Ndërkaq kompanitë e vëllezërve të tij, sipas pronarit të kompanisë “Pejton” janë duke fituar nga KEK-u, por këtë janë duke e bërë sipas ligjit.
“Ata kanë marrë punë prej KEK-ut, por këtë e kanë bërë duke e respektuar ligjin”, ka thënë Bejtush Zhugolli.
I kontaktuar nga gazeta Endrit Shala, shef i kabinetit të ish-ministrit Limaj, ka deklaruar se gjatë tërë mandatit të shefit të tij tenderët janë dhënë konform ligjeve në fuqi.
“Çdo tender u është nënshtruar procedurave dhe normave ligjore”, ka thënë Shala. Ndërkaq zëdhënësi i deritashëm i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka qenë i pakontaktuar, ndërsa Blerand Stavileci, që ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të PDK-së, ka thënë se nuk mund të flasë për çështje partiake, për shkak të pozitës së tij si ministër.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close