Publikuar me datën: Sun, Apr 18th, 2010

Fatos Kongoli, “Qytetar Nderi” i Elbasanit

Elbasan, 17 prill – Qyteti i Elbasanit dhe ato pak vite që kaloi atje, janë pjesë e rrëfimeve të  herëpashershme të Fatos Kongolit për fëmijërinë. Për kontributin e tij si gazetar, shkrimtar e përkthyes, Kongolit i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” në vendlindje. Shkrimtari ka kaluar vetëm 5 vite në Elbasan, por ai e quan veten elbasanas dhe ndihet krenar që origjina e tij është qyteti i bukur i luleve dhe ballokumeve. Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua të premtën në ambientet e hotel “Skampa” të qytetit, ka raportuar gazeta Shqip. Ishte sekretari i këshillit bashkiak, Reshit Haxhihyseni, ai që hapi takimin, duke bërë me këtë rast një biografi të shkurtër të Fatos Kongolit. “Kam nderin e madh sot që t’i jap titullin ‘Qytetar Nderi’ i Elbasanit këtij personaliteti kaq të shquar që ka qyteti ynë, por që i takon gjithë kombit”, ka pohuar kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini. Ndërsa ka marrë fjalën, Kongoli shprehu emocione dhe falënderime për të gjithë të pranishmit dhe mbi të gjitha një falënderim të veçantë për të gjithë ata që propozuan emrin e tij për këtë titull. “Unë kam marrë një sërë çmimesh dhe sigurisht jam ndier mjaft mirë, por sot për mua është një ditë e veçantë gëzimi, një emocion i paharruar dhe i jashtëzakonshëm që s’e kisha ndier më parë dhe nuk e teproj të shprehem se sot është dita më e lumtur e jetës sime”, ka pohuar shkrimtari në përshëndetjen e tij. Ai ka theksuar se ndonëse ka jetuar vetëm 5 vite në Elbasan, ndihet shumë elbasanas dhe ndien mall për këtë qytet. Në respekt për Kongolin dhe të ftuarit, në hollin e hotel “Skampa” u dha një koktej nga këshilli bashkiak.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close