Publikuar me datën: Sun, Mar 13th, 2011

Europarlamentarët zemëruan Dick Martyn

Prishtinë, 13 mars – “Duam fakte, nuk mund të vazhdohet më me spekulime. Kosova nuk mund të mbajë edhe më gjatë barrën e akuzave që përmban raporti i Këshillit të Evropës, i hartuar nga Dick Marty”.
Kjo ishte kërkesa e artikuluar nga pjesa dërrmuese e europarlamentarëve, të cilët, për herë të parë, më 10 mars, patën mundësi të diskutonin me homologun e tyre zviceran, që nga miratimi i raportit të tij mbi akuzat për trafik organesh nga një pjesë e drejtuesve të UÇK-së, përfshirë dhe kryeministrin Thaçi.
“Marty tha se sa më shpejt të ngrihet struktura hetimore për këtë rast dhe të sigurohet se dëshmitarët janë të mbrojtur, ai do të ofrojë dëshmitarët. Në këtë moment, nuk mund të them se kur, kush apo ku do të ndodhë një gjë e tillë”, tha për Radion Evropa e Lirë Doris Pack, njëra nga parlamentarët evropianë me përvojë më të gjatë në Ballkan.
Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunachek, jep më shumë shpjegime mbi mënyrën se si Marty i sheh hetimet.
“Propozimi i tij është që hetimet të bëhen nën ombrellën e EULEX-it, por që hetimet të jenë të bazuara jashtë Kosovës, pasi Kosova është një vend i vogël dhe ka ende probleme me mbrojtjen e dëshmitarëve. Me këto qëndrime pajtohem edhe unë. Një tjetër element, për të cilin këmbënguli Marty, është dhe fakti se prokurori i kësaj çështjeje duhet të jetë i njëjti nga fillimi në fund. Të mos ketë ndryshim të prokurorëve, për shkak të kohëzgjatjes së mandatit, siç ndodh zakonisht në EULEX. Mendoj se ky është një opsion i mirë”, sqaron Lunachek.
Faktin se EULEX-i duhet të jetë organizmi që merret me hetimet mbi akuzat e raportit të Martyt, nuk e vë në dyshim as eurparlamentari slloven, Jellko Kacin.
“EULEX-i është atje për të bërë hetimet. Nëse ka nevojë për asistencë të mëtejshme, do ta marrë”, thotë ai.
Me gjithë faktin se Dick Marty e sheh EULEX-in si strukturën që duhet t’i drejtojë hetimet, nuk është asgjë e qartë lidhur me kohën kur raportuesi i Këshillit të Evropës do t’ia dorëzojë provat, që thotë se i ka, misionit evropian për rend dhe ligj.
“Është shumë e vështirë të japim afate kohore, pasi shumëçka do të varet nga mënyra se si do të procedojë EULEX-i në të ardhmen”, thotë Eduard Kukan, eurparlamentar sllovak dhe ish-i dërguar i OKB-së për Kosovën gjatë konfliktit të viteve ’90.
Dick Marty pranon hetimet nën ombrellën e EULEX-it, por struktura që ai kërkon mund të ngrejë pikëpyetje se bëhet fjalë për një lloj gjykate speciale ndërkombëtare, këtë radhë vetëm për Kosovën.
“Jo, nuk mund ta them. Kjo është një ide, një propozim i Martyt që duhet diskutuar me EULEX-in. Nëse EULEX-i thotë se grupi hetimor duhet të jetë i vendosur në terren, pasi në Kosovë është siguruar mbrojtja e dëshmitarëve, unë do të jem dakord. Në fund, duhet të jenë autoritetet që do të merren me hetimin që të vendosin”, sqaron raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, duke e lënë ende të hapur për debat çdo modalitet që lidhet me hetimin.
“Problemi është se ai ka hartuar një raport bazuar në thashetheme, bazuar në ato që shkruan Carla del Ponte. Kjo nuk është serioze. Nëse je parlamentar, nuk mund të bësh punën e prokurorit, duhet t’i bazosh veprimet në fakte. Ai është parlamentar, ne jemi parlamentarë. Në punën tonë kurrë nuk duhet të akuzojmë një vend, një politikan apo një grup politikanësh bazuar mbi thashetheme dhe pa pasur asnjë provë. Ai ka të drejtë të bëjë pyetje, por jo të bëjë akuza pa prova“, thotë Pack.
Akuzat e Martyt kanë prapavijë politike dhe këtë nuk e vë në dyshim Bernd Posselt, europarlamentar gjerman.
“Marty ka qenë edhe kundër pavarësisë së Kosovës, gjithmonë ka vepruar kundër Kosovës dhe jam i sigurt që ka një prapavijë politike“, thotë ai.
Sipas Poselt, edhe pasojat politike për Kosovën nga raporti janë të mëdha.
“Po, ekziston rreziku i destabilizimit në Kosovë dhe raporti paraqet rrezik për bisedimet që kanë nisur, të cilat janë kyçe për të ardhmen e rajonit”, thotë Posselt për REL.
Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës me raportin e Martit kanë një argument më shumë kundër shtetit më të ri.
Akuzat nuk lidhen thjesht me kryeministrin dhe disa njerëz rreth tij, por i rëndojnë gjithë vendit.
“Akuzat nuk lidhen thjesht me kryeministrin dhe disa njerëz rreth tij, por i rëndojnë gjithë vendit. Ky është dhe problemi që kam pasur personalisht me raportin. U pa dhe gjatë debatit se ata që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, përdorin raportin e Martyt dhe akuzat e bëra në të si argumente kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, çfarë është e papranueshme për mua”, thotë Ulrike Lunachek.
Ish-ministri i Jashtëm sllovak, Eduard Kukan, e pranon se raporti i Martyt e ka forcuar pozitën kundër pavarësisë së vendit të tij. Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën.
“Qëndrimi i Qeverisë sllovake lidhur me njohjen e Kosovës nuk do të ndryshojë. Raporti i zotit Marty, në një mënyrë, jo substancialisht, do të mbështesë qëndrimin e Qeverisë sllovake”, sqaron Kukan.
Akuzat më të rënda vijnë nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin.
“Para së gjithash, askush nuk e di se kush e ka shkruar këtë raport. Ky raport, mbi të gjitha, po ngre shumë pyetje dhe dyshime, të cilat duhen sqaruar sa më shpejt që është e mundur”, thotë ai.
Dick Marty nuk ka ngurruar të akuzojë dhe eurparlamentarët. Këta të fundit ia kanë ndërprerë fjalën Martyt.
“Ai po paraqiste raportin dhe disa nga anëtarët e Komitetit nuk ishin dakord me të dhe ia ndërprenë fjalimin zëshëm. Në këto kushte shpërthyen edhe reagimet emocionale, që u frymëzuan nga z. Marty dhe anëtarë të Komitetit, nga të dyja palët”, thotë Kukan.
Marty i akuzoi anëtarët e Parlamentit si të njëanshëm, për shkak të marrëdhënieve që kanë me njerëzit e akuzuar në raport.
“Reagimi i tij ishte tërësisht mbrojtës, për më tepër që u sulmua me pyetje nga së paku 90% e parlamentarëve që folën. Ata e pyetën për mënyrën se si e ka hartuar raportin, përse në këtë mënyrë dhe a është serioz në atë që ka bërë. Në fund, ai u bë shumë nervoz dhe na sulmoi ne, të gjithë parlamentarëve që folëm. Ai na tha se ne kemi marrëdhënie të fuqishme me njerëzit që ai ka akuzuar, e në veçanti me Thaçin, kurse ai vetë nuk ka raporte të tilla. Marty tha se nuk e ka takuar kurrë Thaçin e as Qeverinë e Beogradit. Ne ishim të anshmit”, thotë me nervozizëm Pack.

Për anëtarët e Parlamentit Evropian është e pakuptimtë të punosh për rajonin dhe të mos kesh kontakte me njerëzit e atjeshëm.
“Unë ia thashë shumë qartë atij, pasi e përmendte shpesh del Ponten, se zonja del Ponte ka qenë shpesh e ftuar në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe kur e kisha pyetur për gjeneral Gotovinën, më thoshte se e dinte me siguri se ishte i fshehur në Kroaci, madje në një manastir… e madje ka thënë edhe se fshihej nga Vatikani. Më vonë, Gotovina u kap në një ishull në Spanjë. Ai nuk kishte qenë kurrë në vendet për të cilat del Ponte thoshte se kishte prova”, thotë Posselt.
“I kam kërkuar del Pontes të kërkojë falje pas kapjes së Gotovinës, pasi me deklaratat e saj Kroacia u bllokua për shumë vite në integrimin në BE. Ajo u përgjigj se ishte keqinformuar nga shërbimet sekrete. Këtë pyetje ia shtrova z. Marty. A mos do të vini dhe ju të na thoni se jeni keqorientuar nga shërbimnet sekrete? Ai nuk u përgjigj, por kishte vetëm sulme ndaj meje dhe të gjithë kolegëve. Ky është problemi im me të. Ai duhet të sjellë fakte serioze”, thotë Posselt, i cili shton se nuk është aspak mik politik i Thaçit.
Ankesat e europarlamentarëve nuk do të mbeten në heshtje, pasi kreu i Komitetit për Politikë të Jashtme, Gabriele Albertini do t’i dërgojë një letër proteste raportuesit Dick Marty për sjelljen e tij në takimin e 10 marsit.
Marty nuk ka pranuar të flasë për mediet e ndoshta pas debatit në Parlamentin Evropian do të rrallojë edhe paraqitjet në institucione që nuk i takojnë Këshillit të Evropës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close