Publikuar me datën: Mon, Dec 26th, 2011

Eurodeputetët kërkojnë llogaridhënie për dështimet e EULEX-it

Bruksel, 26 dhjetor – Është duke u rritur pakënaqësia me performancën e EULEX-it edhe në Bruksel. Përderisa diplomatët e vendeve anëtare pakënaqësinë e tyre e shprehin vetëm në biseda private në Parlamentin Evropian, po bëhen gjithnjë e më të zëshëm kritikët ndaj punës, apo mospunës së këtij misioni në Kosovë, që është misioni më i madh i BE-së i kësaj natyre.

Kritikat e para u dëgjuan në muajin nëntor, kur në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian u debatua për draftin e Raportit për Kosovën, të shkruar nga raportuesja Ulrike Lunacek. Kritikët në atë debat patën thënë edhe se “duhet shikuar nëse duhet apo jo t’i zgjatet mandati EULEX-it, sepse nuk ka rezultate konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”. Deputetët pyesnin se a mund të vazhdohet një mision i tillë, që harxhon rreth 100 milionë euro në vit të taksapaguesve evropianë, pa dhënë rezultate konkrete.

Raportuesja Lunacek tha se ajo është e gatshme të bashkëpunojë me disa nga kritikët e EULEX-it, që të kërkohen më shumë të dhëna nga ky mision, po tha se nuk ka mundësi të bashkëpunohet me ata të cilët nuk duan fare të ketë mision të EULEX-it në Kosovë.

Dhe tash, kur ka skaduar afati i paraqitjes me shkrim të amendamenteve në Raportin për Kosovën, deputetët kanë paraqitur një numër të amendamenteve edhe për punën e EULEX-it. Më aktivë në këtë drejtim kanë qenë deputeti suedez, Göran Farm, dhe deputetët italianë Antonio Panzeri dhe Pino Arlacchi. Në amendamettet që kanë paraqitur ata kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ana e misionit të EULEX-it.

Kështu, në njërin prej amendameteve të  Panzerit thuhet se “numër jashtëzakonisht i vogël i rasteve të korrupsionit është hapur apo mbyllur. Korrupsioni dhe krimi i organizuar në masë të madhe janë lënë të paprekur nga EULEX-i dhe vetëm në raste të krimeve të luftës janë bërë hetime të rëndësishme”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close