Publikuar me datën: Sat, Jun 5th, 2010

EULEX-i kërkon “kokat” e tre ministrave

Prishtinë, 5 qershor – EULEX-i kërkon “kokat” e tre ministrave, është titulli i një shkrimi në numrin e sotshëm të të përditshmes “Zëri”. Një valë e re ndryshimesh mund ta godasë qeverinë Thaçi, shkruan kjo gazetë. Sipas saj, bëhet fjalë për largimin e tre ministrave të tjerë, dy nga radhët e PDK-së dhe një nga radhët e LDK-së.
Burime ndërkombëtare në Prishtinë thonë se kryeministrit Thaçi i është rekomanduar që pas procesit të riformatimit të vazhdojë me reforma, duke u kërkuar fillimisht dorëheqjen edhe tre ministrave tjerë, të tre nën hetime, për dyshime se janë të përfshirë në korrupsion, krim të organizuar, apo keqpërdorime tjera buxhetore.
Të njëjtat burime kanë saktësuar për Zërin, se Thaçi e ka të qartë se nëse vetë nuk e sjell situatën që këta tre ministra të largohen nga Qeveria, qoftë duke ofruar dorëheqje apo edhe duke i shkarkuar, atëherë mund të përsëriten pamjet e bastisjeve dhe ndërhyrjeve në Qeveri nga ana e EULEX-it.
EULEX-i, sipas burimeve të “Zërit”, ka rekomanduar që t’i ketë jashtë qeverisë të gjithë ministrat nën hetime, përfshirë edhe stafin e ngushtë të tyre dhe sekretarët e përhershëm, në mënyrë që hetimet të vazhdojnë pa u penguar nga politika.
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë ka bërë me dije se krahas hetimeve në rastin Limaj, që tashmë janë bërë publike, po zhvillojnë hetime paralele edhe në gjashtë raste të tjera të dyshuara, qoftë ndaj ish-zyrtarëve  qeveritarë apo atyre aktual,. Këto raste tubojnë diku mbi 100 persona të dyshuar për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar, – shkruan sot “Zëri”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close