Publikuar me datën: Sat, May 22nd, 2010

EULEX-i demanton kritikat ndaj kryeprokurorit Vreeswijk

Prishtinë, 22 maj – EULEX-i ka mohuar të premten se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johanes van Vreeswijk është treguar joefikas në vendin e tij, në Holandë, në menaxhimin e përgjimeve telefonike në një rast që ka hetuar. Pas publikimit të kësaj informate në gazetën “Express”, EULEX-i ka sqaruar se nuk është bërë fjalë për joefikasitet të Vreeswijk, por të policëve që u kishte dhënë urdhër të shkatërronin disa përgjime të telefonatave. Sipas zëdhënësit të EULEX-it, Blerim Krasniqi, rasti ka të bëjë me kompaninë për prodhimin e dokumentarëve “Zembla” nga Holanda, e cila kishte përpiluar një listë prej 96 rasteve për një periudhë 10-vjeçare. Kjo listë, sipas tij, i është dorëzuar Zyrës së Prokurorisë Publike në Holandë.
“Lista përmbante emrin e u.d. së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes van Vreeswijk. Ky rast ka të bëjë me urdhrin e z. Vreeswijk dhënë policisë për të shkatërruar incizimet e telefonave të përgjuara, urdhër ky që nuk është zbatuar nga policia, pasi që 3 nga 500 telefonatat e incizuara nuk janë shkatërruar”, ka deklaruar Krasniqi. Sipas tij, akuzat që ishin ngritur ndaj Vreeswijk, nga kjo kompani filmike në Holandë, më pas ishin vlerësuar si të pabaza.
“Sidoqoftë, prokuroria holandeze ka konsideruar akuzat si të pabaza, në fund ka thënë se asnjë vërejtje nuk mund t’i bëhet prokurorit Vreeswijk, pasi që urdhri është dhënë nga ai, por nuk është zbatuar nga policia”, është shprehur Krasniqi. U.d. i kryeprokurorit Vreeswijk është duke udhëhequr hetimet ndaj ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, i cili është i dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Vreeswijk kishte deklaruar se përveç ministrit Limaj dhe disa zyrtarëve të tjerë në MTPT, ai është duke hetuar edhe 6 raste të tjera që kanë të bëjnë me krim të organizuar dhe korrupsion.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close