Publikuar me datën: Wed, Jan 4th, 2012

Ende kemi kohë

“E di çka thonë për ata që e harrojnë të kaluarën, gjysh? U përsëritet!“

“Kam ca pyetje gjysh?”

“Pse Kosova nuk është së paku si Shqipëria, apo si Maqedonia?“

“Si u bë që halla e ka rrogën pesë herë më të madhe atje në Bruksel, sesa babi që lodhet shumë më shumë se ajo, në punën e tij këtu, në Prishtinë?”

“Pse neve ende na duhen vizat për të udhëtuar jashtë!“

“Pse në TV vazhdimisht flasin për zgjedhje të vjedhura, papunësi, skamje e varfëri?“

“Gjysh, kush kanë qenë Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Albin Kurti?“

“Gjysh, sa e ke ti pensionin?“

* * *

Zëri që dëgjoj, më duket sikur të ishte i mbesës, diku në një të ardhme, 20 vjet prej sot.

Jemi duke ecur nëpër qendrën e qytetit, në këtë fundvit 2031, të përcjellë me shpërthimet shurdhuese të fishekzjarrëve, dhe në baltën që e ndot granitin e Prishtinës të shtruar vite më parë.

“Pse more gjysh këtu gjithkah është lloç, njerëzit bërtasin, dhe rrugët janë të bllokuara!”

Përgjigja më del disi e mjegulluar, ngjashëm me pyetjen, ndërsa zëri sikur të ishte i babait tim, e jo imi: “Kosova ka kaluar nëpër një kohë të rëndë – ishte e pushtuar, ishte e sulmuar, ishte në luftë, u shkatërrua e u dogj… shumë gjak u derdh për të çliruar këtë vend. Duhet kohë të riparohen të gjitha dëmet, e disa besa nuk do të riparohen kurrë”.

Në këtë vegim nga e ardhmja, shoh veten si ia shpjegoj mbesës së palindur luftën e Kosovës, ashtu sikur tani u shpjegoj fëmijëve të mi; Serbia na sundoi, na shtypi e dërrmoi, kundër nesh luftoi dhe vendin gati të tërin na e shkatërroi. U desh të ngrihej një botë e tërë për ta luftuar dhe dëbuar nga Kosova.

“Po mirë, gjysh! Si u bë që ia falët gjithë ato krime Serbisë”, vjen pyetja nga e ardhmja, dy dekada larg.

E kuptoj tani se kisha frikë nga pyetjet si kjo.

“Nuk ia falëm, se nuk kërkoi falje”, i tregoj, pas një copë heshtjeje me zë të nemitur.

“Nuk ia falët! Nuk kërkoi falje! Po si mund të kemi marrëdhënie normale me një fqinj të tillë, i cili, madje, vazhdon të thotë se Kosova nuk ekziston – këtë e dëgjova në lajme, mbrëmë”, më thotë mbesa, që s’mund t’i ketë më shumë se 7-8 vjet, dhe ma vërteton bindjen time të kamotshme se çdo gjeneratë e re del më e zgjuar se kjo tjetra.

Këndellem nga vegimi, dhe pyes veten: vërtet, si është e mundur që jetojmë me një barrë kaq të madhe mbi supe? Me një ngarkesë kaq të rëndë? Me të kaluar të pambyllur me fqinjin tonë, Serbinë?

Kam frikë të vazhdoj bisedën me mbesën e palindur, por shpresoj ta kem një të tillë, 20 vjet prej sot. Kam frikë të mos mësoj se shumë gjëra të tjera do mbesin kështu si janë, në vitin e largët 2031. Kam frikë mos e humbas shpresën e Vitit të Ri.

Zëri i mbesës më mbetet në kokë.

Do ta lëmë Kosovën të vegjetojë kështu, e zënë mes kudhrës dhe çekanit, mes presionit nga jashtë, dhe shantazhit nga brenda?

Do të jetojmë për të parë Kosovën të përbaltet edhe vite të tëra, dhe t’ia dorëzojmë atë të tillë, të pahijshme, nipërve dhe mbesave tona?

Do të vazhdojmë të mbyllim sytë para.

“Ku t’ia nisim” – sikur e pyes mbesën, duke u mbështetur tashmë tërësisht në zgjuarsinë e rinisë të së ardhmes.

“Nisjani prej fillimit”, më duket se më thotë.

“Dhe ku është fillimi?”, pyes unë!

“E kaluara është fillimi”, më thotë. “Mos lejoni që e kaluara të mbetet ashtu, e lënë në harresë, pa drejtësi! Mos prisni që t’i shihni fotot e zbehura të të pagjeturve në rrethojat e Kuvendit të Kosovës edhe 10, 20 30 vjet prej sot. Apo ndoshta shpresoni se do të zhduken vetvetiu, me kohë, një nga një, edhe fotot, edhe këta që sot i vendosin ato, për t’ju lënë të qetë me harresën?”

Mos i dëgjoni ata që thonë se e kaluara duhet të harrohet, më thotë, e mua më shkon mendja te presidentja e tanishme!

“E di çka thonë për ata që e harrojnë të kaluarën, gjysh? U përsëritet!

E kaluara kërkon përmbyllje dhe drejtësi, ndryshe ajo nuk gjen prehjen dhe njerëzit nuk gjejnë qetësinë!

Më thotë se përmbyllja e së kaluarës u duhet të gjithëve, jo vetëm neve.

Edhe Serbisë, e cila ka nevojë të na kërkojë falje jo për shkakun tonë, por për hir të së ardhmes së nipërve mbesave të tyre të lindur e të palindur.

Edhe Evropës, e cila të kaluarën e vet nuk e harron, të mirat i shfrytëzon, me të këqijat përballet për çdo ditë, me shekuj!

* * *

Është lehtë të imagjinosh një bisedë të tillë, me dikë që ndoshta do të lindë pas 20 vjetësh. Është lehtë, për shkak se m’i ngjanë bisedave çfarë kujtoj se kisha me gjyshin tim, dhe çfarë më bjerë t’i dëgjoj mes fëmijëve dhe prindërve të mi.

Biseda këto që duket se i kisha harruar me t’u rritur. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse më shfaqen tani këso vegimesh? Sepse i harrova, dhe historia përsëritet për ata që e harrojnë, apo jo?!

Më ngërthen një mërzi. Më përfshin një rrëqethje. Ndiej faj e përgjegjësi për të kaluarën e tashme, dhe të tashmen e kaluar. Për të ardhmen!

“Buzëqesh, gjysh”, më kthehet edhe një herë për të më thënë. “Është mbrëmja e Vitit të Ri. Ke ende kohë. Vetëm mos harro!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close