Publikuar me datën: Sun, Dec 11th, 2011

Drews: Nuk ka zvogëlim të trupave të KFOR-it

Ferizaj, 11 dhjetor – Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews, ka deklaruar të shtunën se nuk do të ketë zvogëlim të trupave paqeruajtëse në Kosovë, përderisa janë angazhuar ndërkohë trupa rezervë, si përgjigje ndaj zhvillimeve të fundit në veri.

Kreu i KFOR-it këto komente i ka bërë në kampin e forcave amerikane Bondsteel (afër Ferizajt), gjatë ceremonisë së ndërrimit të kreut komandues të Grupit Luftarak Shumëkombësh të Lindjes, me ç’rast për të 15-tën herë trupat amerikane kanë bërë zëvendësimet e rregullta të forcave të tyre me shërbim të paqes në Kosovë, raporton gazeta Zëri.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve në Bondsteel, merrnin pjesë autoritete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë të shteteve perëndimore me shërbime në Prishtinë, si dhe udhëheqës të komunave nga ky rajon i Kosovës.

Koloneli amerikan, Michel Schfarc, i ka kaluar përgjegjësitë komanduese për sektorin Lindje të KFOR-it, kolegut të tij, Jeffrey Liethen.

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjenerali Drews, ka nënvizuar kontributin që kanë dhënë dhe po japin për 12 vjet trupat ndërkombëtare me mision sigurimin e paqes për të gjithë në Kosovë.

“Për 12 vjet KFOR-i ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore në Kosovë, bashkësinë ndërkombëtare, FSK-në dhe policinë e këtushme. Me synim që t’u barten përgjegjësitë atyre”, është shprehur komandanti i KFOR-it.

Gjenerali Drews vlerësoi se parakusht për pakësimin e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, është mjedisi i qetë dhe i sigurt, në tërë vendin.

“Por zhvillimet pas 25 korrikut në veri të Kosovës dëshmuan se ka ende shumë për t’u bërë këtu, përderisa forcat paqeruajtëse të kalojnë në fazën e tretë, që nënkupton mundësinë e zvogëlimit e trupave në terren”, është shprehur gjatë një bri?ngu me gazetarë në Bondsteel, gjenerali Drews.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close