Publikuar me datën: Wed, Feb 10th, 2010

Dokumentimi i shtegtimit të shqiptarëve në Turqi

Prishtinë, 18 dhjetor- Shtegtimi i shqiptarëve të Turqisë nëpër periudha të ndryshme kohore u pasqyrua të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës përmes dokumentarit, ekspozitës me fotografi dhe promovimit të librit “Me shqiptarët e Turqisë”.
Libri “Me shqiptarët e Turqisë”, i autorit Fatmir Selimi, shpalos rrëfime të shqiptarëve që kanë emigruar në Turqi, me theks të veçantë gjatë dekadës së fundit.
Me rastin e promovimit të librit, autori Fatmir Selimi ka thënë se libri është i ndërtuar në saje të atyre që ka parë dhe ka dëgjuar në kohën kur ka vizituar fshatrat e qytetet e Turqisë me shumicë shqiptare.
“Ky është një libër dokumentar, i cili përshkruan shtegtimet tona nëpër Turqi prej vitit 1998 deri në 2009. Kam zgjedhur disa vende ku ka më shumë shqiptarë dhe me këtë rast kam bërë edhe ekspozitën me fotografi dhe dokumentarin që u shfaq sot”, ka thënë Selimi.
Tutje Selimi ka shpalosur edhe qëllimin e librit “Me shqiptarët e Turqisë”.
“Të nxis institucionet e Kosovës që të merren më shumë me këtë diasporë, sepse sipas shënimeve që kemi ne supozohet se 10 deri 15 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi”, ka thënë ai.
Shkrimtari Sarë Gjergji, i cili ka dhënë një rezyme vlerësimi për librin, ka thënë se Fatmir Selimi qysh në fillim e ka bërë të qartë rolin e kësaj përmbledhjeje.
“Librit ‘Me shqiptarët e Turqisë’ autori ia ka caktuar rolin e qartë, atë të njohjes me shqiptarët e shpërngulur në periudha të caktuara historike dhe prekjen e kërshërisë e të ndërgjegjes sonë jo vetëm institucionale, por edhe kolektive”, ka vlerësuar Gjergji.
“Me shqiptarët e Turqisë” ka marrë kritika pozitive edhe nga studiuesi Mehmetali Rexhepi, i cili e ka argumentuar vlerësimin e tij me faktin se autori sjell edhe një vullnet të jashtëzakonshëm të tij për të nxitur vëmendjen rreth shqiptarëve të Turqisë.  “Duke shpaluar këtë libër me lëndë heterogjene pos tekstit edhe me fotografi autori sjell vullnetin e tij përtej mundësive e përgjegjësisë, për gjithë ato ecejake të ansambleve muzikore personelit të tyre vullnet mirë mbetur në përkujdesje të ndonjë donatori të pasionuar pa mbështetje të fortë të institucioneve”, ka thënë Rexhepi.
Promovimin e librit “Me shqiptarët e Turqisë” e ka mbështetur Zyra për çështje jorezidente e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close