Publikuar me datën: Fri, Sep 16th, 2011

Doganierët dhe policët e Kosovës në veri

Mitrovicë, 16 shtator – (E plotësuar) Ndërsa në pikëkalimet kufitare Jarinje e Bërnjak, që ndajnë Kosovën me Serbinë, që nga mëngjesi janë vendosur pjesëtarët e EULEX-it dhe të policisë dhe të doganave të Kosovës, njoftohet se serbët kanë vazhduar me përforcimin e barrikadave në rrugët që çojnë në drejtim të Serbisë. Barrikada ka në disa lokacione në komunat Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë veriore e Zubin Potok.
Mediet serbe njoftojnë se para portës Jarinje, nga ana e Serbisë, kanë mbërri studentë nga Beogradi, në “mbështetje të serbëve në veri të Kosovës”, siç i citojnë të jenë shprehur ata.
Sipas tyre policët serbë të Kosovës kanë braktisur portin Bërnjak, duke u solidarizuar kështu me protestuesit serbë kundër marrjes së kontrollit të doganave nga shteti i Kosovës.
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, konsideron se mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare aksionit të Kosovës e komprometon atë. “KB, KFOR-i, NATO, EULEX-i dhe BE nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe misionet e tyre do të duhej të silleshin në terren në përputhje me këtë”, citojnë mediat e  Beogradit Ivanoviqin. A nuk ka mundur të përgjigjet nëse do të qetësohet situata. “Dita është e gjatë…”, ka thënë.

Herët sot në mëngjes ka filluar zbarkimi i doganierëve dhe policëve të Kosovës në pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje e Bërnjak. Pjesëtarët e EULEX-it janë parë në pikëkalimin kufitar Jarinje sot, pak para orës tetë. Nga Mitrovica bëhet e ditur se transporti i tyre deri atje është bërë me helikopterë, meqë rrugët janë të bllokuara nga banda serbe, të mbështetura edhe nga institucionet shtetërore të Serbisë, që lakmojnë shkëputjen e kësaj pjese për vete.

Merret vesh se ushtarët e KFOR-it qysh mbrëmë, në orën 20, kanë mbyllur pikëkalimin kufitar në Jarinje, që ishte djegur nga serbët më 26 korrik. Njoftohet se rruga është e mbyllur me tela gjemborë, ndërkaq serbët kanë vendosur në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda ndërmjet Kosovës e Serbisë. Po ashtu pikëkalimi kufitar Bërnjak njoftohet se është i bllokuar me barrikada në të dy anët.

Në Jarinje shkruan në gjuhën serbe e angleze: “Stop, KFOR-i, ose do të qëllojmë.

Serbët e kaluan natën e mbrëmshme në barrikada, ndërkaq tash po vazhdon grumbullimi i tyre rreth barrikadave. Njoftohet se ata gjatë natës  i kanë vizituar  i ashtu quajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviq, dhe shefi i ekipit negociator serb, Bosislav Stefanoviq, të cilët kanë hyrë në Kosovë ilegalisht.

Në urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, tashmë kanë filluar protestat e nxënësve serbë të shkollave të mesme dhe të punëtorëve të shëndetësisë.

Kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të enjten në mbrëmje, ka njoftuar se policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vendosen në pikat kufitare dhe se  “Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, por të vazhdojnë jetën e tyre normale në shtëpitë e tyre”, ka thënë kryeministri duke shtuar se “të shqetësuar janë vetëm shkelësit e ligjit, ata që kanë zaptuar jetën e qytetarëve tanë, ata që kanë krijuar struktura ilegale, kriminale dhe të dhunshme”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close