Publikuar me datën: Fri, Aug 5th, 2011

Diskutime të komplikuara

Mitrovicë, 5 gusht – Dy ditë pas arritjes së një projekt-marrëveshjeje, përfaqësues të KFOR-it kanë vazhduar konsultimet me zyrtarët e Qeverisë serbe, por ende nuk ka epilog. Situata në pikat kufitare mbetet njëjtë, por nuk dihet nëse do të lejohet edhe sot hyrja e mallit ushqimor nga Serbia, i dedikuar, siç thuhet, për ndihma humanitare.

Konsultimet e vazhdueshme mes KFOR-it dhe zyrtarëve serbë nuk kanë sjellë finalizim të projekt-marrëveshjes së arritur dy ditë më parë.

Nga KFOR-i bëjnë me dije se konsultimet do të vazhdojnë, por nuk i saktësojnë pikat se ku ka ngecje.

Mediat serbe raportojnë se komandanti i KFOR-it ka kërkuar ndryshimin e njërës prej pikave të marrëveshjes, përkatësisht atë që ka të bëjë me ngarkesën e kamionëve të Serbisë që mund të hyjnë në Kosovë, duke kërkuar që në Jarinë dhe Bërnjak të kalojnë vetëm kamionët që bartin ndihma humanitare, por jo dhe të tjerët.

Ndërsa zyrtarë të KFOR-it nuk japin detaje të bisedimeve, sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i quan ato të komplikuara.

“Janë diskutime shumë të komplikuara, për vetë faktin që po flasim me KFOR-in për çështjet që ndoshta nuk janë direkt në mandatin e tij, por në situatë të tillë është bashkëbiseduesi më i qëlluar”.

“Kjo nuk do të thotë se këtu do të mbyllen bisedimet. Për këtë problem janë të interesuara shumë anë dhe kur keni të bëni me më shumë se dy palë, atëherë kjo kërkon konsultime të vazhdueshme me të gjitha palët. Kjo me siguri se do të zgjasë, por shpresoj se në fund do të kemi marrëveshje që do t’i kënaqë të gjitha palët dhe do të sjellë paqe dhe stabilitet”, tha për Radion Evropa e Lirë Ivanoviq.

Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë fillimisht projekt-marrëveshjen, por pas disa orë bisedimesh mes kryeministrit Hashim Thaçit dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, kreu i ekzekutivit ka folur për sqarime.

Prishtina ka dhënë bekimin që dje të hyjnë në Kosovë 75 tonë ndihma humanitare nga Kryqi i Kuq i Serbisë, edhe pse vetë zoti Thaçi ka konstatuar se në veri nuk ka krizë të tillë.

Në anën tjetër, situata në portat 1 dhe 31 mbetet e njëjtë, me KFOR-in që mban në kontroll këto dy pika, por pa asnjë doganier kosovar. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, nuk ka mundur të konfirmojë nëse kanë hyrë edhe sot kamionë me ndihma në Kosovë.

Por, ai u shpreh i bindur se kontrabanda e deritashme me mallra në atë pjesë të Kosovës është ndërprerë.

S’ka produkte serbe

“Nuk kemi parë ndonjë rritje të tentim-kontrabandë. Në momentin që mallrat hyjnë në veri dhe tentojnë të kontrabandohen, atëherë qëllimin e kanë që të sillen në jug, për të përfituar kështu nga shmangia e taksave. Në momentin që nuk shohim tentime të tilla, shohim që nuk ka hyrje”, tha për Radion Evropa e Lirë Stavileci.

Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka shfaqur shqetësimin se me tensionet e fundit në veri, Serbia po synon të arrijë ëndrrën e saj, që është ndarja e Kosovës.

Por, kjo hidhet poshtë nga Oliver Ivanoviq.

“ Nuk është e saktë se po synojmë ndarjen. Në këtë mënyrë ne po zgjidhim problemin e serbëve që jetojnë në jug. Serbia dëshiron që jeta e serbëve të lehtësohet, por, në anën tjetër, duhet të jetë e qartë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Ivanoviq, i cili arsyeton bllokadën që po bëjnë në rrugë serbët lokalë.

“Bllokada është shpërfaqje e frikës dhe reaksion i njerëzve që ndjehen të rrezikuar. Për frikën janë përkujdesur pala kosovare dhe disa akterë ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë të përzier në këtë çështje”, tha Ivanoviq

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close