Publikuar me datën: Tue, Mar 8th, 2011

Diplomatë ndërkombëtarë takojnë përfaqësuesit politikë të Luginës

Preshevë, 8 mars – Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëherësh dhe zëvendës-kryetar i asamblesë komunale të Preshevës, është takuar, të martën,  me atasheun ushtarak të Ambasadës së Belgjikës, në Beograd, Walter  Buysse dhe me analistët për Ballkanin nga Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës,
Stijn Vanderheyden dhe me Leen Nijs, me ç`rast kanë biseduar për situatën  aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë në ndërlidhshmëri me bisedimet  Prishtinë-Beograd, të cilat tashmë po fillojnë.
Sipas një deklarate dhënë “KD-së”, Rexhepi t`i ketë paraqitur diplomatëve   ndërkombëtarë kërkesën e kamotshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë duke i kujtuar atyre,  Kartën e Kombeve të Bashkuara të Popujve për Vetëvendosje, riparimin e
Konferencës së Versajës në 80 për qind të rasteve nga vetë Komuniteti  Ndërkombëtar, Konferencën e Helsinkit të vitit 1975 për lejimin e ndryshimit të  Kufijve përmes bisedimeve, Referendumin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të vitit 1992 për bashkëngjitje me Kosovën, Luftën e Armatosur të UÇPMB-së, si dhe  sondazhin e fundit të GALUP Internacional, nga i cili doli se rreth 75 për qind e shqiptarëve në gjithë Ballkanin janë për bashkimin e trojeve të tyre në një  shtet.
Sipas Rexhepit, Atasheu Ushtarak, Walter Buysse, e ka ftuar atë që gjatë kësaj  jave ta vizitojë ambasadën e Belgjikës në Beograd. Edhe lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, ka takuar
diplomatët ndërkombëtarë, me ç` rast në këtë takim u shqyrtuan dy çështje kyçe  për të cilat mysafirët ishin të interesuar, funksionimi i pushtetit lokal në  Preshevë dhe çështja e bisedimeve Kosovë -Serbi. Lidhur me çështjen e bisedimeve  Kosovë –Serbi,  Destani ka paraqitur qëndrimin e partisë së tij, se bisedime  duhet të ketë mes palës serbe dhe shqiptare, si palë të barabarta për çështje teknike e assesi nuk duhet të bisedohet për çështjet politike gjegjësisht për  statusin politiko-juridik të Kosovës, sepse sipas tij, do të kishte implikime  shumë të rrezikshme për tërë Ballkanin.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close