Publikuar me datën: Sat, Mar 19th, 2011

Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje

Prishtinë, 19 mars – Dyshimin për krime lufte ndaj Fatmir Limajt EULEX-i e ka bazuar vetëm në deklaratën e dëshmitarit bashkëpunues “X”, që ka thënë të ketë vrarë në prill të 1999-s dy oficerë serbë. Sipas tij, ekzekutimi është bërë me urdhër të Limajt.
Që ta marrë në konsideratë atë çfarë ka deklaruar ky dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it, provë më bindëse në aktakuzën e mundshme përmendet zbulimi 11 muaj më parë i një dosjeje mjekësore të dëshmitarit bashkëpunues “X” në dhomën e gjumit të Limajt, gjatë një bastisjeje që është bërë pa praninë e avokatit. Dosja flet për trajtim shëndetësor të dëshmitarit. E dëshmitari ka thënë të jetë detyruar nga Limaj dhe njerëzit e tij të pranohej në spitalin psikiatrik të Prishtinës për ca kohë, për të diskredituar besueshmërinë e tij.
Limaj, një nga ish-komandantët e UÇK-së, që në luftë ka mbajtur nofkën “Çeliku”, dyshohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë, në një kamp në fshatin Kleçkë në komunën e Lipjanit, si dhe të burgosurve ushtarë dhe policë serbë. Për këtë rast prokurori i special Maurizio Salustro ka ngritur kallëzim penal kundër tij dhe 11 të tjerëve.
Me këtë janë lëshuar edhe fletarrestime përkatëse. Është i vetmi Limaj që deri tash nuk është e mundur të arrestohet. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, ai gëzon imunitet. Ndërkaq nga njëmbëdhjetë të tjerë, 9 janë arrestuar dhe një nuk është kapur akoma.
Sipas shkresave të lëndës që ka siguruar “Koha Ditore”, dëshmitari bashkëpunues “X” përshkruhet si një ish-ushtar i UÇK-së që me profesion është vinçier dhe si një person relativisht i paarsimuar, i cili “sidoqoftë e kupton shumë mirë domosdoshmërinë e deklaratave dhe veprimet e tij”.
“Dëshmitari ‘X’ i angazhuar që në fillim në luftë për vendin në prill 1998 është caktuar në Brigadën 121 të UÇK-së nën komandën e përgjithshme të Fatmir Limajt. Ai qëndroi në UÇK duke kryer detyrat në Policinë Ushtarake deri në fund të konfliktit”, përshkruhet profili i dëshmitarit. “Ndërsa ai asnjëherë nuk ka pasur pozitë të lartë në UÇK, u respektua dhe u besua nga Fatmir Limaj dhe anëtarët e tjerë në rangun e lartë të UÇK-së, si një plak fshati dhe një person që mosha e tij ishte shumë më e madhe sesa mosha mesatare e ushtarëve të UÇK-së”.
Por, më vonë gjërat ndryshuan. Si dhe pse u prish raporti i Limajt me këtë person, pse u dërgua ai me zor në Shqipëri, si u shpall person i jo i shëndoshë mental,  si përfshihet këtu Blerim Kuçi, kryetar aktual i KK të Suharekës e shumë të tjera mund t’i lexoni të plota në një shkrim të gjatë në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close