Publikuar me datën: Tue, Jun 14th, 2011

Der Spiegel: Përpjekje për puç në Prishtinë

Hamburg, 14 qershor –  Tri vjet pas shpalljes së pavarësisë veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e mbajnë fuqishëm pushtetin në shtetin më të ri të Evropës. Kjo trupë dikur kishte luftuar kundër serbëve. Nëse puna shkon sipas ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi, i cili edhe vetë ka qenë njëri nga eksponentët e UÇK-së, organizata pasardhëse – Forca e Sigurisë e Kosovës me 2500 pjesëtarë – do duhej të merrte së shpejti madje edhe funksione policore. “Ky do të ishte qartë një puç”, thotë një përfaqësues i lartë i trupave paqeruajtëse të KFOR-it. Në fakt trupat e sigurisë do duhej të vepronin si një lloj organizate për ndihmë teknike. Megjithatë, trupat e FSK-së mund të bartin armë të lehta dhe me qejf sillen si “armatë” e Kosovës. Së fundi në shtypin kosovar u përvijua një memorandum, të cilin e kishin nënshkruar Rexhepi dhe ministri përkatës Agim Çeku. Në nenin 3 thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës në të ardhmen mund të ndërhyjnë në rast trazirash dhe madje të kontrollojnë persona. Nëse miratohen këto rregulla, atëherë elita e vjetër e UÇK-së do të krijonte një instrument plotësues të pushtetit. Parlamenti në Prishtinë i ka ftuar të dy ministrat – dhe ata u ngutën të minimizojnë planet e tyre. Bashkësia ndërkombëtare është gjithsesi e zemëruar. Tek para disa ditësh Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriu një pagesë prej 87 milionë eurosh, sepse kryeministri dhe komandanti i dikurshëm i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk po u përmbahet kushteve të kursimit. Edhe më tutje janë aktuale akuzat se ai në vitet 90 ka qenë i përfshirë në tregtinë me organe të armiqve të vrarë. Po ashtu bisedime mbi statusin e Kosovës veriore të banuar kryesisht me serbë po zhvillohen ngadalë, mes tjerash për shkak se udhëheqja në Prishtinë refuzon të bëjë kompromise.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close