Publikuar me datën: Wed, Aug 3rd, 2011

Cooper nuk rikuperon – dialogun

Prishtinë, Beograd, 3 gusht -Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper, ka dështuar të martën t’i bindte autoritetet në Prishtinë për t’u përshirë në një proces që do t’i jepte zgjidhje problemit të kontrollit në portat doganore në Jarinjë e Bërnjakë. Pas takimit që ka pasur një ditë më parë me zyrtarët e Serbisë, Cooper ka qëndruar në Prishtinë, dhe është larguar pa marrë me vete ndonjë modus që do t’i bindte serbët e veriut të heqin dorë nga bllokadat e rrugëve që çojnë në këto pika kufitare. Ata kanë vënë barrikada prej një jave, në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së doganierëve në to për të ndaluar mallrat që importohen nga Serbia.

“Cooper ka insistuar për t’i dhënë rast dialogut, edhe kur janë në pyetje modalitetet e kontrollit në të dyja portat kufitare. Ai ka insistuar që gjendja të kthehet në pikën para 25 korrikut, dhe që ekipet dialoguese të nisin menjëherë takimet për të gjetur edhe një zgjidhje që do t’i jepte fund bllokadës së dyanshme të mallrave”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim. “Kryeministri në një çast nuk ka dashur ta dëgjonte dhe i ka thënë se nuk do të ketë kthim pas”.

Ndërmjetësi evropian ka qëndruar diçka më shumë se tri orë në ndërtesën e Qeverisë, në përpjekjen e tij për të marrë një zgjidhje. Para se ai të hynte në takim, por edhe gjatë takimit, në Qeveri kanë hyrë e dalë ambasadorët e vendeve të Quintit. Por, asnjë nga ndërkombëtarët nuk ka folur.

I vetmi që është deklaruar ka qenë kryeministri Thaçi, i cili një orë pas takimit me ndërmjetësin Cooper ka thirrur një mbledhje urgjente të Qeverisë. Para ministrave ka thënë t’ia ketë përsëritur diplomatit evropian se me Serbinë nuk do të dialogojë për punë të brendshme të Kosovës, shkruan sot gjerësisht për këtë çështje gazeta “Koha Ditore”.

Nga na tjetër, shefi i ekipit serb për negociata me Kosovën Borkos Stefanoviq, për mediet e Bogradit sot ka thënë  se bisedat e Rober Cooperin nuk kanë dhënë rezultate. “Ai është përpjekur të na bindë që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, por pas të gjithave ai e ka të qartë se nga bisdiemt nuk ka asgjë deri situata në veri të mos qetësohet. Këtë qëndrim ia ka thënë edhe Thaçit dhe tani por presim përgjigje’ ka thënë për “Blicin” Borislav Stefanoviq

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close