Publikuar me datën: Mon, Apr 4th, 2011

Burgimet e përjetshme të rezervuara për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Shkup, 4 prill – Rastet e dënimit me burgim të përjetshëm të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykatat e Maqedonisë kanë nxitur reagimet e vazhdueshme të avokatëve mbrojtës, shoqatave të UÇK-së dhe familjarëve.

Agjencia e lajmeve INA sipas një hulumtimi të saj sjellë të gjitha rastet e dënimeve me burgim të përjetshëm, ku bëhet fjalë për të dënuar kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Tre shqiptarë nga Shkupi dhe Kumanova, ish-pjesëtarë të UÇK-së janë të dënuarit me burgim të përjetshëm të cilët akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të njësitit policor “Alfa” më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup.

Rexhail Qerimi (41) nga fshati Opajë të Kumanovës, Agim Islami (27) nga fshati Rashçe të Shkupit, dhe Almir Drlanjin (31) nga Shkupi më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Ramadan Shaqiri, i akuzuari i katër për dhënien e ndihmës është akuzuar me gjashtë vite burg. Rexhail Qerimi, Agim Islami dhe Ramadan Shaqiri kanë qenë ish-pjestarë të UÇK-së, mirëpo ata në gjykatë kanë pohuar se asnjëherë nuk janë njohur.

Vendimi ndaj kësaj akuze është vërtetuar edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo familjarët apelojnë për drejtësi, duke pohuar se bëhet fjalë për proces të montuar politik. Ata kanë dëshmi të shumta që rrëzojnë akuzat e gjyqësorit, pasi që janë edhe disa dëshmitarë që vërtetojnë se Rexhail Qerimi ka qenë në fshat në ditën e vrasjes.

Në shkurt të vitit 2010, Gjykata Themelore e Shkupit dënoi me burgim të përjetshëm tre ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe ish-komandantin e ndjerë të UÇK-së, Harun Aliu-Kushtrimi, i cili u vra disa muaj më pas në një sulm të policisë në dalje të fshatit Radushë të Shkupit. Përveç Aliu, me burgim të përjetshëm u dënuan edhe Ismail Etemi dhe Bashkim Bajrami, ndërsa i akuzuari i katër Bekim Dardhishta u dënua me tre vjet burg.

Ky grup u akuzua për vrasjen e pjesëtarit të njësitit special policor “Tigrat”, Zoran Markovski, që kishte ndodhur në janar të vitit 2008 në lagjen Autokomandë të Shkupit.

Një rast tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm është ai i Nehad Sulejmanit dhe Suad Jusufit nga Shkupi, të cilëve në korrik të vitit 2007 i`u shqiptua dënimi për shkak se ata akuzoheshin për një vrasje të kryer në cilësinë e hakmarrjes ndaj dy maqedonasve, Branko Ivanovski dhe Lupço Atanasovski në vitin 2006, pasi që njëri prej tyre kishte vrarë një të afërm të tyre në oborrin e shtëpisë ku po jetonin.

Jozyrtarisht njëri prej dy të rinjve të dënuar shqiptarë ka qenë ish-pjesëtarë i UÇK-së.

Burhamedin Nuhiu, ish-pjesëtarë i UÇK-së nga Tetova prej vitit 2002 po vuan burgun e përjetshëm në Idrizovë, pasi që ai u akuzua për vrasjen e një të riu maqedonas në tetor të vitit 2001 në Tetovë.

Avokati i Nuhiut, Savo Kocarev kishte theksuar atëherë se është i befasuar nga aktgjykimi meqë nuk janë shpalosur dëshmitë se klienti i tij ka kryer vrasjen.

Shoqatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë reaguar lidhur me dënimet e tilla duke i quajtur raste të montuara kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ato kanë kërkuar ndërhyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë për të rikthyer në shqyrtim këto raste, për shkak të mosbesimit ndaj gjykatave, që konsiderohen sipas tyre të politizuara dhe të motivuara për realizimin e qëllimeve politike. Në raportet e deritanishme të KE-së dhe organizatave ndërkombëtare janë drejtuar kritika lidhur me mungesën e reformimit të sistemit të drejtësisë në Maqedoni.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close