Publikuar me datën: Fri, Aug 5th, 2011

Buhler: Nuk ka krizë humanitare në veri

Prishtinë, 5 gusht – Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka deklaruar se nuk ka pasur marrëveshje me përfaqësuesit e serbëve të veriut, por vetëm ka propozime të cilat janë diskutuar në Prishtinë dhe Beograd dhe të dy palët janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje përmbyllëse.

Ai këto komente i bëri të premten pas nënshkrimit të marrëveshjes për transferimin e përgjegjësive për inspektimit të zonave të Materialeve Toksike Industriale te Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Buhler ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pasur shumë takime me qeveritarët nga Kosova e Serbia, por edhe me përfaqësuesit e serbëve në veri, qëllimi i të cilave ka qenë ta mbajë një situatë të qetë dhe stabile.

“Nuk jam unë në pozitë të bëj marrëveshje në emër të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, por mund ta lehtësoj, mund me qenë mediator dhe mund të bëj propozime të dy palëve për ta mbajtur situatën nën kontroll. Pra, nuk ka pas ndonjë marrëveshje, por ka pas propozime dhe këto propozime janë diskutuar si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd. Me sa kam kuptuar unë jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të përmbylljes së gjithë kësaj”, ka thënë Buhler.

Kreu i KFOR-it ripërsëriti se është në interesin e Kosovës dhe Serbisë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje në mënyrë që të qetësohet situata në veriun e Kosovës, duke thënë se KFOR-i nuk mund ta kryejë punën e doganierëve të Kosovës.

“Tash për tash situata në veri është se portat janë të mbyllura për shkaqe sigurie dhe unë e respektoj çfarëdo vendimi të qeverive dhe nuk i takon KFOR-it të vë ndonjë embargo, por sidoqoftë tash nuk ka nevojë, sepse portat janë të mbyllura”, ka thënë Buhler.

Ai nuk u ndal te hollësitë e marrëveshjes duke shtuar se nuk beson që ka krizë humanitare në atë pjesë.

“Hollësitë e marrëveshjes nuk dua t’i diskutoj, por jam optimist që do të arrihet një lloj marrëveshje dhe nuk besoj që ka krizë humanitare në veri”, ka thënë ai.

Ndërkaq i pyetur nga Kosovapress nëse gjatë negociatave me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë është përmendur ndarja e Kosovës, Buhler ka thënë se gjatë këtyre takimeve është diskutuar vetëm për masat praktike të sigurisë.

Ndërsa, ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku ka thënë se Qeveria e Kosovës vetëm është duke e bërë atë çka duhet të bëjë atë çka duhet të bëjë çdo qeveri në vendin sovran.

“Qeveria e Kosovës është absolutisht e vendosur që mos të tërhiqet nga pozicioni i vendimit që i ka marrë dhe në asnjë moment nuk është shqyrtuar apo diskutuar mundësia e tërheqjes nga vendimet që janë marrë, por vetëm do të fuqizohen këto vendime dhe të shkojnë deri në fund, kemi të drejtë legjitime, janë kufijtë tonë”, ka thënë Çeku.

Buhler ka bërë të ditur se KFOR-i ka kërkuar edhe një batalion rezervistësh nga NATO, të cilët pritet të arrijnë sot në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close