Publikuar me datën: Sun, Nov 13th, 2011

Beogradi kundërshton zbatimin e marrëveshjeve me Prishtinën

Beograd, 13 nëntor – Qeveria e Serbisë nuk i ka miratuar konkluzionet për marrëveshjet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për kadastrën dhe librat amë (gjendjes civile), për arsye të kundërshtimit nga ana e disa ministrave, me çka është bllokuar edhe miratimi i propozim-deklaratës së Kuvendit serb për Kosovën, me të cilën do të duhej të jepej “drita e gjelbër” për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash në Bruksel, njofton e përditshmja beogradase Danas, kurse transmeton agjencia Fonet. Konkulizoni, i cili i ka ardhur formalisht qeverisë serbe nga ana e “Ministrisë për Kosovë-Metohi” dhe të cilin ministrat e kanë shqyrtuar të enjten, më 10 nëntor, parashihte që instancë ankimore rreth librave kadastralë në Kosovë të jetë Gjykata Supreme e Kosovës. Mirëpo, disa ministra kanë tërhequr vërejtjen se përzierja e Gjykatës Supreme të Kosovës në zgjidhjen e kontesteve kadastrale do të thoshte njohje e këtij institucioni, përkatësisht njohje e sistemit të drejtësisë që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, si i është thënë të dielën gazetës Danas, disa ministra nuk kanë dashur të mbështesin marrëveshjet për të cilat nuk dinë asgjë dhe të cilat, gjoja për arsye të karakterit të tyre “sekret”, fare nuk janë të dhënë në formë të shkruar.

E tërë kjo ka shtyrë kryeministrin Mirko Cvetkoviq që konkluzionin ta heqë nga rendi i ditës dhe që të miratohet vetëm informata për rrjedhën e dialogut me Prishtinën, i thanë bashkëbiseduesit nga qeveria serbe, që deshën të mbesin anonimë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close