Publikuar me datën: Mon, Nov 8th, 2010

BE-ja heq vizat për Shqipërinë e Bosnjën

Bruksel, 8 nëntor – Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar njëzëri heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, njofton REL.

Takimi zgjati rreth dy orë dhe nuk ka pasur kundërshtime as nga Franca e Holanda, vende që janë përmendur si shumë dyshuese ndaj procesit. Dyshimet erdhën pas valës së strehimkërkuesve nga Serbia e Maqedonia në vendet e BE-së. Fluksi i kërkesave për azil nga banorët e këtyre dy shteteve u rrit pas heqjes së vizave dhjetorin e kaluar për Beogradin e Shkupin.

Komisioni Evropian, pas vendimit të sotëm, ka dhënë garanci shtesë me shkrim se do të mbikëqyrë rreptësisht lëvizjen e qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, me qëllim që të mënjanohen abuzimet.

Raportuesja e Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Tanja Fajon ka përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e vizave këtyre dy vendeve.
 
Ajo ka thënë se sot është një ditë e madhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes.

“Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin“, ka thënë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

“Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsulatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë. Përgjegjësia tani bie më të gjitha palët. Disa nga vendet e BE-së ende kanë frikë nga fluksi masiv i azlikërkuesve dhe banorëve ilegalë- por frika nuk është justifikuar! Njerëzit që dëshironin të linin vendin, tashmë e kanë bërë atë dhe ne dimë se kriminelet nuk kanë kufij, vizat nuk janë kërcënim për ta“, ka thënë Fajon.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close