Publikuar me datën: Fri, Dec 2nd, 2011

Barrikadat në veri dhe roli i KFOR-it

Qeveria e Serbisë me mjete dhe forca të caktuara, e para së gjithash me ato të sigurisë, ka bërë një okupim, nëse jo klasik atëherë të kamufluar, të një pjese të territorit të Republikës së Kosovës

Pas shumë vështirësive, hezitimeve, por edhe deri diku dëmtimit te imazhit të vet, njësitet e NATO-s të stacionuara në pjesën veriore të vendit tonë filluan heqjen e një barrikade në fshatin Jagnjenicë, e cila bllokonte qarkullimin në rrugën Mitrovicë – Zubin-Potok. Jo vetëm kaq. Njësitet e KFOR-it me këtë rast filluan të përdorin edhe një taktikë më të avancuar kur bëhet fjalë për heqjen e kësaj barrikade. Në fakt, fjala është për një vendosmëri më të madhe duke formësuar një punkt kontrolli në afërsi ku ishte e vendosur kjo barrikadë, si dhe të bëjnë neutralizimin e mjeteve transportuese (kamionëve) me të cilët përforconte kjo edhe barrikadat e tjera. Kjo edhe nga shkaku se më në fund u kuptua se me lopata ashtu si në disa raste të mëhershme dhe në mënyrë paqësore apo me apele, barrikadat nuk mund të hiqen. Edhe deklaratat e zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës “për t’i shpëtuar” serbët e veriut të Kosovës, ndikoi që të bëhet ashtu të themi një “këndellje” e njësiteve të KFOR it duke treguar efikasitet më të madh në fillimin e mënjanimit të këtyre barrikadave.

Duke bërë një analizë, qoftë ajo edhe sipërfaqësore, të situatës së krijuar në shumë aspekte e në veçanti atë të sigurisë, kujtoj se ajo pjesë e vendit tonë, si asnjëherë më parë, nuk ka qenë më afër ndarjes së saj definitive nga tërësia territoriale e Republikës së Kosovës. Kjo nga shkaku se Qeveria e Serbisë me mjete dhe forca të caktuara, e para së gjithash me ato të sigurisë, ka bërë një okupim, nëse jo klasik, atëherë të kamufluar, të një pjese të territorit të Republikës së Kosovës.

Shpjegimet e njëpasnjëshme të Beogradit zyrtar se gjoja Qeveria serbe nuk ka gisht në situatën e krijuar atje, janë sa të pavërteta aq edhe naive. Në situatën e krijuar shtrohet pyetja: çka më tutje? Konsideroj se duhet një qasje më e theksuar dhe e vendosur drejt fillimit të angazhimit më të madh të institucioneve vendore të sigurisë dhe të drejtësisë. E tëra kjo duke u bashkërenditur me KFOR-in dhe forcat e EULEX-it (e kjo e fundit tani më në defansivë të plotë) për fillimin e shtrirjes sonë atje, pavarësisht kritikave dhe “gjykimeve” të ashpra politike e diplomatike që mund të bëhen ndaj nesh e që janë edhe të pritshme. Sidoqoftë, të bëhet presion në lidershipin tonë për, siç po thuhet, maturi, për shkak të rrethanave të krijuara në Serbi para zgjedhjeve, të cilat pasojnë atje e që potencialisht do ta dëmtonin presidentin serb, Tadiq, nuk mund të kenë justifikim por, përkundrazi, kjo në fakt do të nënkuptonte përforcimin e mëtejmë të forcave ilegale serbe për ndarje definitive të kësaj pjese të territorit tonë.

E tëra kjo për shkak të gjendjes së padurueshme të krijuar në terren me epërsi skajshmërisht të lartë të strukturave ilegale serbe dhe konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës e që ka të bëjë me nevojën e ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë. Kuptohet se angazhimi i institucioneve vendore të sigurisë do të duhej të bashkërendohej me një aktivitet të shtuar diplomatik në qendrat e vendimmarrjes që Beogradi përfundimisht të ndalë financimin dhe mbështetjen e strukturave ilegale të sigurisë. Gjetja e formave shtesë, e në mesin e tyre edhe të bisedave me qytetarët serbë, nuk duhet lënë pas dore e në veçanti informimit të tyre për përparësitë që atyre u krijon Plani i Ahtisaarit. Është konstatim i përgjithshëm se informimi i qytetarëve serbë atje në tërësi, qëllimisht ka munguar.

E kjo në fakt do të kishte implikime shumë të dëmshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në tërësi.

(Autori është njohës i çështjeve të sigurisë. Opinionet e shprehura në këtë shkrim autorial nuk përfaqësojnë qëndrimin e institucionit ku punon)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close