Publikuar me datën: Sat, Aug 27th, 2011

Barrikadat duhet t’i largojë KFOR-i dhe EULEX-i

Prishtinë, 28 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk ka dashur të spekulojë mundësinë e dërgimit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët në veri, duke thënë se një gjë e tillë është në përgjegjësi të KFOR-it dhe EULEX-it. Serbët në veri të Kosovës, jo që nuk kanë larguar barrikadat pas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, por ata gjatë mbrëmjes së kaluar kanë vendosur edhe një barrikadë në fshatin Zupç, ndërkohë që barrikada në Rudare vazhdon të qëndrojë që nga fundi i muajit korrik.

Ministri Rexhepi ka thënë përmes telefonit për Kosovapress se serbët prej fillimit nuk kanë respektuar marrëveshjen e arritur për largimin e barrikadave dhe lirinë e qarkullimit në veri. “Këta prej fillimit nuk kanë respektuar këtë marrëveshje që ka të bëjë më bllokadat. Këto bllokada i bëjnë më shumë ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, sepse ata qarkullojnë më shumë në atë pjesë dhe është përgjegjësi e tyre t’i largojnë”, ka thënë ministri Rexhepi. Barrikada në Zupç është vënë pas një aksioni të policisë së EULEX-it për të arrestuar një serb që dyshohet të ketë marrë pjesë në djegien e pikës kufitare në Jarinjë, pas aksionit të Policisë së Kosovës për të marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri.

Ministri Rexhepi i pyetur nëse kanë pasur biseda me KFOR-in dhe nëse është kërkuar largimi i këtyre barrikadave, ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, por sipas tij ata janë mjaft të kujdesshëm në heqjen e tyre, duke e ruajtur qetësinë eventuale.

Për mundësinë e ndonjë aksioni të njësisë speciale në veri, ministri Rexhepi nuk ka dashur të spekulojë për këtë, duke thënë se policia do të veprojë atëherë kur është e domosdoshme. “Marrëveshja është deri më 15 shtator edhe për pikat kufitare 1 dhe 31 dhe pastaj ne do t’i marrim veprimet e ardhshme varësisht prej situatave. Unë nuk dua të spekuloj. Njësia Speciale vepron atëherë kur është e domosdoshme”, ka deklaruar ai. Pas situatës së krijuar nga intervenimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri më 25 korrik, është arritur marrëveshja mes KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, e cila ka për obligim largimin e gjitha barrikadave të vendosura nga serbët. Por, kjo marrëveshje e arritur më 5 gusht vazhdon të mos gjejë zbatim nga serbët.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close