Publikuar me datën: Mon, Apr 26th, 2010

Arrestohen aktivistë të “Vetëvendosjes”, policia nuk arriti ta prangos Kurtin

Prishtinë, 26 prill (E plotësuar) – Në orët e pasdites, më saktësisht diku pas orës 17, 30 minuta janë arrestuar disa aktivistë të “Vetëvendosjes”. Fillimisht, sipas burimeve jozyrtare, dyshohej se ndër të arrestuarit është edhe lideri Albin Kurti. Mirëpo, në ndërkohë burime nga “Vetëvendosja” kanë njoftuar se Kurti, megjithatë nuk është arrestuar.
Sipas burimeve jozyrtare, Albin Kurti dhe disa aktivistë të “Vetëvendosjes”, sot kanë marrë pjesë në komemoracionin kushtuar veprimtarit Ali Aliu-Kelmendi dhe më pas të njëjtit kanë qenë edhe në varrimin e tij. Gjatë ceremonisë së varrimit, në parkingun në hyrje të varrezave të kryeqytetit, në lagjen Arbëri, kanë qëndruar edhe një numër i policëve të Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve jozyrtare, pas varrimit të Ali Aliut, në parkingun në hyrje të varrezave është shkaktuar një tollovi, si pasojë e tentim arrestimit të aktivistëve të “Vetëvendosjes” nga policia prezente, pati edhe përleshje ndërmjet policisë dhe aktivistëve. Por, sipas këtyre burimeve, me këtë rast janë arrestuar disa aktivistë të “Vetëvendosjes”.
Sipas dëshmitarëve okular, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pasi nuk ka arritur ta arrestojë Liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka arrestuar disa nga aktivistët e kësaj lëvizje. Gjatë tentim arrestimit policia  ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet në varrezat e Prishtinës dhe  nuk ka kursyer as dhunën dhe gazin lotsjellës.
Tash për tash nuk ka njoftime zyrtare nga ana e policisë rreth këtij rasti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close