Publikuar me datën: Thu, Aug 4th, 2011

Agresioni paramilitar serb dhe plumbat për KFOR-in

Shkruan:Norbert Gisder

Fitilin për fuçinë e barotit në Ballkan duhet kërkuar në Bruksel, jo në Kosovë: tashmë 22 shtete të BE-së që nga viti 2008 e kanë njohur Kosovën si shtetin më të ri në Ballkan. Në gjithë botën janë 76 shtete që e kanë bërë këtë. Në anën tjetër, në Evropë kanë mbetur Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja që ende nuk e kanë njohur Kosovën. E ndërkaq, Brukseli nuk është duke bërë asgjë që të ushtrojë trysni tek këto 5 vende evropiane që ta njohin shtetin më të ri, ndërsa po lejon këto vende që, me qëndrimin e tyre, të pengojnë Bashkimin Evropian të flasë me një gjuhë. Kjo është arsyeja që BE-ja nuk ka qëndrim unik për konfliktin që kërcënon kufirin Kosovë- Serbi përgjatë 350 kilometrave. Rezultati i kësaj është: agresioni paramilitar i nacionalistëve serbë. Serbia, epiqendra e ish Jugosllavisë së diktatorit komunist Tito, nuk po sillet si një vend hegjemonist vetëm me tokën e shqiptarëve. Për shkak të synimeve hegjemoniste serbe për të krijuar “Rusinë e Ballkanit” nga Adriatiku deri në Detin e Zi, me shpatën e uzurpatorit, kanë filluar ndërkohë të frikësohen edhe kombet tjera të pavarura.

E megjithatë, Bashkimi Evropian, jo që nuk kundërshton, po me qëndrimin e vet po shpërblen Serbinë agresore duke e joshur bile edhe me anëtarësim në BE. Ndërkohë, vazhdon të sillet si e verbër përballë kosovarëve: lira e qarkullimit dhe heqja e vizave, një nga dëshirat e qeverisë në Prishtinë dhe e qytetarëve të Kosovës, fqinjit verior të Shqipërisë, edhe pas tri viteve pavarësi, nuk u jepen atyre, duke e mbajtur në izolim këtë vend.

Për pasojë, qytetarët e Kosovës janë grupi i vetëm i popujve në Ballkanin perëndimor, dinjiteti i të cilëve vazhdon të shkelet. Jo rrallë, radhët e gjatë për të marrë një vizë para ambasadave të huaja në Prishtinë kalon njëqind metra. Dhe kështu pritja i ngjan më shumë blerjes së një bilete hyrëse për në Evropë.

Sulmet paramilitare serbe të së mërkurës, 27 korrik 2011, nuk ishin të papritura

Rripi kufitar i Kosovës me Serbinë është malor dhe me kodra të mëdha. Ky reliev paraqet sfida të mëdha në fushën e sigurisë për forcat e rendit dhe KFOR-it në Kosovë. Në këto zona kontrabandohet çdo gjë: benzina, femrat, droga – shpesh edhe makina me tabela të falsifikuara. Autori i këtyre rreshtave ishte vetë dëshmitar për këtë në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi.

Ka 10 vite që në Kosovë monedhë zyrtare është Euroja.
Kosova konsiderohet si histori suksesi e Bashkimit Evropian, ndërsa njerëzve të këtij vendi nuk u lejohet liberalizimi i vizave. Kjo sepse këtë nuk e lejojnë pesë qeveritë e vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kundërshtojnë integrimin e këtij vendi, por faji është edhe tek kokat e shurdhëta në Bruksel që nuk ndërmarrin asgjë, sepse nuk duan të prishen me Serbinë e krishterë ortodokse. Kështu, drejt Evropës sot mund të udhëtojnë gazetarët e të gjitha vendeve të ish Jugosllavisë, sllovenët, kroatët, boshnjakët e malaziasit, bile edhe vetë okupatorët e së mërkurës – serbët, mund të shkojnë ku tua dojë qejfi, por jo dhe kosovarët, këto viktima të agresionit serb tani e 100 vjet.

Sulmet paramilitare serbe të së mërkurës, 27 korrik 2011, ishin të organizuara në mënyrën më të mirë. Sulmet paramilitare ndodhën befas, por jo papritur për njohësit e rrethanave në Ballkan. Në ditën kur të rinj serb sulmuan dy pikat kufitare me koktej mullotovi, duke i shndërruar këto vendkalime kufitare në hi e pluhur, KFOR-i ia arriti të ndalonte më të keqën, por jo dhe paramilitarët serbë që qëlluan me plumba edhe kundër vetë KFOR-it. Se nga erdhën këta kriminelë që sulmuan pikat kufitare, fundja nuk është me rëndësi. E rëndësishme është se prapa këtyre sulmeve qëndrojnë paramilitarët serbë që paguhen nga Serbia dhe për këtë, tashmë nuk dyshon askush.

Megjithatë faji është në Bruksel

Dhe çka është fatale në gjithë këtë histori: Fakti se këto sulme të këtyre strukturave paraushtarake serbe kundër shtetit më të ri në Evropë jo vetëm që kanë qenë të parashikuar, por për to, mundësinë që të ndodhin – është folur thuajse haptas si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në NATO.

Na Bashkimi Evropian kosovarëve si arsye për mosdhënien e vizave u përmendet ndërtimi i strukturave shtetërore ku hyn edhe kontrolli i menaxhuar i kufijve – përkatësisht ndërprerja e kontrabandës së drogës, njerëzve dhe karburanteve, që kryhet nga serbët dhe mbështet nga Serbia.

Ka tre vite që Kosova është në rrugë të mirë të ndërtimit të strukturave funksionale shtetërore dhe të integritetit shtetëror. Fakti se kjo po ndodh, nuk po i pëlqen aspak uzurpatorëve nga Beogradi, që Kosovën vazhdojnë ta mbajnë të lidhur për Kushtetutën e tyre pa vullnetin legjitim të qytetarëve të Kosovës. Serbia ky vend hegjemonist nuk ka ndryshuar aspak politikën e vetë të aneksimit, e cila u ndoq që pas vdekjes së Titos. Kjo politikë e aneksimit vazhdon edhe sot e kësaj dite, ndonëse serbët e humbën luftën kundër NATO-s në vitin 1999.

Për Serbinë Kosova mbetet edhe më tej serbe, por me njerëz që siç i kanë thënë edhe vetë autorit të këtij shkrimi, “më me qejf do ti kishin shfarosur nga faqja e dheut” ani pse, siç e pranojnë edhe serbët, ata sot jetojnë në Kosovë me të gjithat të drejtat që u takojnë minoriteteve.

Para sulmeve paramilitare në pikat e kontrollit, Kosova kishte arritur të bindëte edhe bashkësinë ndërkombëtare për nevojën e përdorimit të vulave të reja doganore me të cilat do të dëshmohet edhe shtetësia e vendit. Kjo ishte arsyeja që kishte ngjallur hidhërimin e Serbisë. Mos reagimi i strukturave paralele në Kosovë, do të thoshte një kauzi-njohje e strukturave shtetërore të Kosovës. Një sulm zyrtar ushtarak i Serbisë ndërkaq, do të thoshte fillim i një lufte të re kundër KFOR-it, forcë kjo e cila, ndonëse është reduktuar nga 50 000 në 5000, është mirë e armatosur dhe është trupë ndërkombëtare.

Kështu Serbia zgjodhi një rrugë tjetër: Paramilitarët që gjoja u shfaqen papritmas dhe që gjoja nuk ishin nën kontrollin e Beogradit?! Ata që besojnë se sulmi paramilitar në kufi ndodhi rastësisht dhe jo me një komandë politike prapa kulisave, duket se kanë problem me shkallën e tyre të inteligjencës. Ndoshta kjo mund të thuhet për byrokratë burracakë evropianë në Bruksel, të cilët edhe më tej duan të koletojnë me kombin më të fuqishëm në Ballkan dhe nuk guxojnë as të përmendin fjalën “rrezik për rrugën evropiane të Serbisë.

Qyqarllëku dhe konspiracioni po djersin nga të gjitha porët në Bruksel, por njerëzit e Kosovës janë të pafuqishëm për t’i çjerrë maskën kësaj injorance europerëndimore: zaten kështu ka qenë gjithmonë – më të dobëtit gjithmonë janë viktimizuar për t’i bërë qejfin më të fortit.

Edhe vetë diaspora paqësore, mjaft e fuqishme ekonomike e kosovarëve në botë, me më shumë se gjysmë milioni njerëz, e ka vështirë të ndryshojnë diçka në këtë drejtim.

Kështu, Kosova dikur histori suksesi e Bashkimti Evropian po rrezikon sot të shndërrohet në turpin më të madh Bashkimit Evropian në kontinent.

Historia si duket po rrezikon të përsëritet. Që të mos ndodh kjo, Evropa duhet të flasë me një zë. Deri sa kjo nuk ndodh, fitilin për fuçinë e barotit në Ballkan, duhet kërkuar në Bruksel.

Autori është politikolog dhe kryeredaktor i magazinës online GT për kulturë politike
(Përktheu: Fadil Gashi)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close