Publikuar me datën: Tue, Apr 20th, 2010

A JEMI SOT DHE A DO JEMI NESËR?

A JEMI SOT DHE A DO JEMI NESËR?

GJITHÇKA SHNDËROHET NË AMULLI

Në intuitën tonë shpesh kujtojmë krahsimin e njeriut me kaprollin.Ky I fundit është I çuditshëm dhe I egër.Plaket për pak vite.Dhe kur hyn në moshë, kërkon nëpër male vrima të gjarpërinjve, dhe rinohet.Kur është afër gurit , nga guri nxjerr ujë dhe kur del nga gurri e përcjell ujin, drejtohet drejt diellit tre ditë dhe pak ripërtrihet dhe rinohet.Kjo është një shembull nga fiziologu dhe ne herë shndërrohemi në kaproll e herë në shqiponjë edhe kështu Zoti na fal mëkatet që të rinohemi në zemër dhe të pastrojmë shpirtin tonë nga egërsia drejt çiltërsisë.
E kaluara e shqiptarëve ka shumë kujtime të hidhura ndaj dhe nuk duhet të përmenden shumë në mendjet tona sepse krijojnë amulli dhe nuk dimë a jemi diskret në atë që e e themi dhe e komentojmë sa i përket dëshmorëve të kombit dhe komunës së Likovës në përgjithësi.Nëpër qarqe po na dalin shumë njerëz maskilist të cilët nuk dinë cila është e mira dhe e keqja e asaj që ne gëzojmë sot.Ndërkaq Qeveria e Maqedonisë po thotë se gjendja në Likovë është stabilizuar dhe secili ka marrë qetësinë e shpirtit ku jeton, duke mos aluduar në atë se ata nuk kanë edhe streha të tyre të cilat i shitën për të ikur rrugës së Europës.Dhe kjo nuk na dërgon askujt tjetër vetëm se në një kthesë me kalldërma që paraqet strategji për Qeverinë që vetëm arsyetohet se ka bë diçka për likovasit.Gjendja e rëndë po skalitet nëpër këtë vend mjerimi dhe asesi të mos vihet një zgjidhje.Në vazhdën e këtyre problemeve shohim probleme ekonomike dhe sociale, papunësi, regjim sllavi dhe mos përfillja e etnitetit shqiptar.Në mediat dëgjojmë se grupi parlamentar VMRO-BDI arritën pajtueshmëri me OJQ-të për kërkesat e ndryshimeve të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe se ky ligj është nën kornizat europiane.Ky është me të vërtetë ligj i veçantë dhe me domethënie por si duket ky ligj nuk do funksionojë në Maqedoni ngase kjo nuk është në dobi të Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij sepse nuk është në shijen e tij , kjo nuk don ndonjë vëmendje të madhe , me diskriminim si ka bërë Gruevski tek shqiptarët , besojmë se nuk do ekziston më në botë. Na janë ngulur kthetrat e tij dhe zort se shkepen nga sulmet e kohëpaskoshme dhe ne rrimë me një vend duke mos hyrë në hesapin e interesave tona personale.Në anën tjetër shohim se Marrëveshtja e Ohrit është e vdekur për PDSH ndërsa BDI e përfill MO duke potencuar se kjo është një document I rëndësishëm dhe I kjarët për ata që e vlerësojnë.Mirëpo në realitet shohim gjëra paradoksale duke vëzhguar se Marrëveshjt e Ohrit as që ka nisur një start të mbarë dhe të drejtë si duhet të ishte me dekret.Baza e secilës problematikë nisën me Marrëveshtjen e Ohrit dhe kjo si duket nuk po del në dritën jeshile.Kombinatorkat e ndryshme tregojnë se një ditë do të fitohet diçka për ne shqiptarët por këtë e bën shumica e Badenterit gjë që kryeministri Gruevski nuk e pranon s të tillë sa I përket ndryshimeve të Kushtetutës.Analogjika e gjithë kësaj tregon se duhet një përpikmëri e bujshme nga ajo që themi marrëveshtje mes shqiptarëve , mes partive politike dhe kjo do të mundëson një qasje diskrete në pozitivitet të popullit.Më kujtohet një thënie e analistit Koço Danaj të cilin e kisha mysafir në Radio Diaspora në intervistën e atij emisioni thoshte se në Maqedoni nuk duhet të mbretërojnë numër I madh I partive por vetëm një parti shqiptare q ë të sfidojë palën maqedonase, por kjo gjë nuk ka për të ndodhë në Maqedoni dhe askund në botë sepse atëhërë politika do të bie ndesh me ata që duan të rrinë në karrike dhe të kuvendojnë ose edhe vetëm të rrinë si kukulla parlamenti.Maqedonia nuk ka vetëm një problem por ka mijëra probleme,ka halle dhe disfata inerte nga ana e shtetit grek.Ky shtet nuk ka emër, nuk ka dinjitet, nuk ka gjenezë dhe fajin e gjen tek kurrizi shqiptar duke I malltretuar psiqikisht dhe me përbuzje të madhe.Syzheu I gjithë kësaj është përçarja mes shqiptarëve dhe katrahurat e politikanëve të cilët ku me të drejtë ku pa të drejtë gabojnë në shumë raste të ndryshme siç është rasti i përdorimit të gjuhës maqedonase, mandej përdorimi I gjuhës shqipe dhe raste të shumta të cilat kanë mbetur të zbehura dhe nuk ndërmarin masa ligjore për të zgjidhur këto çështje.Na gëzoi fakti se së shpejti do të zgjidhet çështja e statusit të ish Ushtarëve të UÇK-së nga ana e Ali Ahmetit, por kjo ka një histori të gjatë, sepse disa janë akuzuar nga Tribunali I Hagës, disa duhet të dërgohen në gjykatën e Maqedonisë dhe krejt kjo formon kthesa të mëdha që dërgojnë në neglizhencë të madhe për sfidimin e këtij problemi objektiv dhe subjktiv sepse bëhet fjalë për një numër të mëdh të ish luftëtarëve që presin me dite e me vite të zbardhet fati I tyre dhe të kenë të drejtën e lirisë dhe demokracisë së vendit.”Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe “, ndaj dhe ky shtet I quajtur Maqedoni është shndëruar në një pietore ku populli tanim është I dehur nga e gjitha kjo nga pushtetarët e zakonshëm që në fillim bëhën engjuj dhe pastaj kthehen në djaj.Zoti e di se ku do na dërgon ky udhëkryq dhe ne e dimë se nuk ka rugëzgjidhje për të shkuar drejt Bashkimit Europian.
Hadi Osmani-F.Sllupcan-Zvicerr

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close