Publikuar me datën: Fri, Dec 9th, 2011

“Ikën” prokurori që hetoi Limajn për korrupsion

Prishtinë, 9 dhjetor – Nëse EULEX-i e ka konsideruar Fatmir Limajn “peshk të madh”, ka gjasa të vogla për ta kapur atë.

Pesë muaj para përfundimit të afatit ligjor të hetimeve kundër ish-ministrit të Transportit, prokurori gjerman që ishte ngarkuar me këto hetime, Eduard Gürrof, po i jep fund misionit prej prokurori në Kosovë.

Burime nga EULEX-i kanë thënë për “Kohën Ditore”, se prokurori gjerman që ka ushtruar detyrën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale prej largimit të kryeprokurores Isabelle Arnal, nuk ka mundur të siguronte prova të bollshme “për t’i çuar në burg” të dyshuarit në rastin e Ministrisë, ani se në rast ka pasur mbështetjen edhe të kolegut të tij, Johannes Picker.

Largimin e prokurorit Eduard Gürrof, tërthorazi e ka konfirmuar edhe EULEX-i, të enjten, nëpërmjet një përgjigjeje të shkurtër me shkrim. “Misioni nuk komenton për stafin i cili është duke dalë në pension”, ka thënë EULEX-i, dhe ka shkruar se “hetimet janë duke u bërë dhe do të vazhdojnë në të ardhmen”.

Por hetimet nuk do të mund të kalojnë përtej 23 prillit të vitit të ardhshëm. Me këtë datë bëhen 2 vjet nga nisja e hetimeve. Deri atëherë prokurorët kanë afat ose të ngrenë aktakuzë ose të pushojnë hetimet. Por burime nga EULEX-i kanë thënë se gjasa më të mëdha ka që hetimet të pushojnë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close