Publikuar me datën: Tue, Jan 10th, 2012

Zyrtarët serbë: Për në Kosovë s’lypim leje

Beograd, 10 janar  – Prishtina zyrtare nuk mund t’ua ndalojë zyrtarëve shtetërorë të Serbisë që të vizitojnë Kosovën. Ky është qëndrimi i Beogradit me rastin e mesazheve mediatike të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi se Presidenti i Serbisë Boris Tadiq pas vizitës në Deçan dhe fjalimeve politike, më nuk është i mirëseardhur.

Zyrtarët e Beogradit thonë se këtë “provokim të Kuçit” e interpretojnë si “marketing të Prishtinës për përdorim të brendshëm”.

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ia ka deklaurar gazetës “V.novosti” se mesazhet e tilla të Prishtinës jo vetëm që nuk i kontribuojnë dialogut të dy palëve, por edhe ngulfasin lirinë e qytetarëve dhe e komplikojnë më tutje jetën në Kosovë, transmeton qik-u shkrimin.

“Paaftësia e qartë e autoriteteve të Prishtinës për të vendosur një rend demokratik shihet edhe nëpërmjet shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të minoriteteve me kërcënime dhe manipulime konstante. Mesazhi i paqes të cilin presidenti Tadiq e adresoi nga Deçani ka hasur në dënimin vetëm e atyre të cilëve paqja nuk është në interes sepse janë mësuar të notojnë vetëm në ujërat e turbullta”, ka thënë Shutanovac.

Duke iu referuar shpjegimeve të qeverisë së Serbisë, gazeta në fjalë shkruan se zyrtarët shtetërorë të Serbisë nuk ua paralajmërojnë autoriteteve të Prishtinës ardhjen e tyre në Kosovë, as që nga ata kërkojnë “leje” për të hyrë në “linjat administrative”. Procedurat para shkuarjes në Kosovë jepen disa ditë para se për këtë të njoftojnë përfaqësuesit e misionit ndërkombëtarë në “krahinë”, për të siguruar një përcjellje adekuate dhe ndihmë logjistike, shkruan kjo gazetë serbe.

“Prishtina nuk mund të bëjë absolutisht asgjë. Çështjen e gjoja ndalimit të hyrjes në Kosovë autoritetet e Kosovës e kanë ngritur deri më tash shumë herë dhe kjo është kryekëput në funksion të pikave politikaneske”, ka thënë Milivoje Mahajlloviq, drejtor i Zyrës qeveritare për bashkëpunim me media.

Ai ka sqaruar se funksionarët serbë para se të nisen në rrugë për Kosovë për planet e tyre e informojnë Ministrinë serbe për Kosovën, e cila ua përcjell informacionet EULEX-it dhe KF0R-it, thotë Mihajlloviq, duke shtuar se ” Prishtina nuk ka as mundësi as mekanizma për të penguar ardhjen e zyrtarëve të Beogradit”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close