Publikuar me datën: Wed, Jun 15th, 2011

Zyrtarë jashtinstitucionalë serbë paralajmëron konflikte në veri

Mitrovicë, 15 qershor-Këshilltarët e të ashtuquajturit Bashkësia e komunave serbe të veriut të Kosovës, Zubin Potok, Zveqan, Leposaviq dhe veri i Mitrovicës, kanë vlerësuar të mërkurën në takimin e përbashkët në veri të Mitrovicës, se situata politike dhe e sigurisë në veri është jostabile dhe e tensionuar. Ata kanë tërhequr vërejtjen në mundësinë e përkeqësimit të situatës, që do të nxiste pasoja dhe konflikte serioze, për çka përgjegjësinë më të madhe sipas tyre do ta mbanin përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti EULEX-i, KFOR-i dhe institucionet nga Prishtina. “Me veprime të njëanshme, institucionet e Kosovës vazhdojnë të ndryshojnë dhunshëm gjendjen reale në terren, të destabilizojnë veriun, dhe që katër komunat në veri dhunshëm t’ia bashkëngjesin Republikës së vetëshpallur të Kosovës”, kanë thënë këshilltarët serb. Ata vlerësuan se dialogu Prishtinë-Beograd është i imponuar dhe se qëndrimet e kryenegociatorit serb Borko Stefanoviq, që shqiptarëve me dokumentacion dhe targa të shtetit të vetëshpallur t’u lejohet lëvizja nëpër Serbi, si dhe lejimi i kodit të veçantë telefonik, do të thotë de jure dhe de fakto pranim i shtetit të pavarur të Kosovës. Këshilltarët e të ashtuquajturit Bashkësi e Komunave serbe të veriut, kanë apeluar tek Ministria e Serbisë për Kosovën, që të pengojë pagat e dyfishta, duke potencuar se njerëz të njëjtë nuk mundë të jenë në qeverinë e Mirko Cvetkoviqit dhe qeverinë separatiste të Hashim Thaçit. Sipas tyre, investimet e vetme të pranueshme janë ato që vijnë nga Beogradi dhe nga ato shtete të cilat nuk e kanë pranuar Kosovën. Këta këshilltarë kanë porositur njëzëri se përkrahin qëndrimet e Beogradit zyrtar, se duhet bojkotuar regjistrimin e popullsisë nën organizimin e UNOPS-it, dhe se nuk do të pranojnë rotacionin policor të komandantëve pa marrëveshje me vetëqeverisjen lokale. Me të gjitha mjetet demokratike do të kundërshtojmë sikurse deri tani, hapjen e gjykatave shqiptare në veri të Mitrovicës dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë doganat në pikat administrative në Bërnjak dhe Jarinje”, kanë thënë këshilltarët e katër komunave të veriut të vendit kanë njoftuar burimet e gazetës nga veriu i vendit. Në anen tjetrë , nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Sllobodan Samarxhiq, gjatë një vizite të martën në veri të Mitrovicës, ka tërhequr vërejtjen se nuk është mirë që Serbia për shkak të integrimit evropian të heq dorë nga Kosova.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close