Publikuar me datën: Tue, Jul 13th, 2010

Zyra në veri, cak i ekstremistëve serbë

Mitrovicë, Prishtinë, 13 korrik – Zyra për Regjistrim Civil e Qeverisë së Kosovës, e hapur dy javë më parë në veri të Mitrovicës, mund të jetë cak i ndonjë sulmi me mjete shpërthyese gjatë kësaj jave, shkruan sot “Koha Ditore”. Burime të gazetës brenda policisë kanë bërë të ditur se Inteligjenca ka sinjale të qarta se kjo zyrë mund të sulmohet nga elementë ekstremistë.
“Kemi pasur informacione se mund të sulmohet zyra të premten e javës së kaluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sinjalet janë që edhe gjatë kësaj jave mund të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë burimi.
“Informacione ka pasur edhe më 2 korrik, kur është hapur zyra, se gjatë protestës së serbëve kundër hapjes së saj mund të sulmohet me mjete shpërthyese. Mirëpo KFOR-i nuk ka lejuar që ata të kalojnë afër zyrës”, ka thënë burimi.
Burimet e gazetës kanë thënë se në krye të një organizimi kundër kësaj zyre qëndrojnë dy udhëheqës të një kompanie të sigurimit fizik në veri, N.B. dhe I.M., në bashkëpunim me pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë – MUP.
“Kjo kompani është për sigurimin fizik, mirëpo ajo shfrytëzohet nga MUP-i si kompani legale për veprimtari ilegale”, ka thënë burimi.
Zyrtarisht, Policia e Kosovës thotë se janë marrë masa të nevojshme që kjo zyrë të jetë e sigurt.
“Ne nuk kemi informacione të tilla. Sa i përket Inteligjencës s’mund të komentoj, sepse ata mund të kenë informacione për vete”, ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ndërkohë në zyrën e hapur dhjetë ditë më parë vetëm dhjetë persona kanë aplikuar për dokumente të ndryshme si certifikata lindjeje, shtetësie për t’u pajisur pastaj me dokumente personale. Aplikuesit janë kryesisht shqiptarë, boshnjakë, por ka edhe serbë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close