Publikuar me datën: Thu, Apr 19th, 2012

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë sfidojnë edhe OSBE-në

Misioni i OSBE-së në Kosovë nuk e kanë idenë se si do ta lehtësojë organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë. E organizimi që është pranuar nga kryeministri Hashim Thaçi, duket të jetë i pakoordinuar edhe me Presidencën e Kosovës.

Derisa kryeministri ka thënë të martën se do të lejohet organizimi i tillë i zgjedhjeve të shtetit fqinj, Presidenca ende nuk e ka dhënë aprovimin, me arsyetimin se nuk ka një kërkesë nga OSBE-ja.

Zëdhënësi i presidentes, ka thënë se ky institucion nuk ka marrë kurrfarë kërkese.

“Nuk ka një kërkesë zyrtare nga OSBE-ja për organizimin e zgjedhjeve të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllahiu.

Këshilltari dhe zëdhënësi i presidentes, Atifete Jahjaga, ka shkuar edhe më larg në kundërshtimin e presidencës, duke thënë se kurrfarë zgjedhjesh të Serbisë nuk mund të organizohen në Kosovë.

“E ripërsërisim qëndrimin e deritashëm se zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë dhe çfarëdo zgjedhjesh të tjera nuk mund dhe nuk do të organizohen në territorin e Republikës së Kosovës, sepse ato shkelin sovranitetin e shtetit, sfidojnë fuqishëm integritetin territorial dhe provokojnë destabilizimin e Kosovës. Por, ndërkohë, duhet pasur parasysh obligimet që i ka marrë Kosova me Kushtetutën e saj, që garanton dyshtetësinë dhe shtetasit apo qytetarët që kanë dyshtetësi, të cilët e kanë të drejtën e votimit, dhe kjo mund të bëhet konform normave dhe ligjeve ndërkombëtare, si dhe duke i respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare. Institucionet e Republikës së Kosovës angazhohen për respektimin e këtyre normave, por nuk mund të lejojnë organizimin e zgjedhjeve të një shteti tjetër brenda territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllahiu.

Gazeta ka mësuar se në bazë të normave dhe rregullave ndërkombëtare, votimi i qytetarëve me dyshtetësi, për zgjedhjet parlamentare ose presidenciale të vendit tjetër, bëhet në ambasadat e vendit tjetër në vendin ku jetojnë, ose nëpërmjet postës.

Në botë njihen edhe disa praktika, kur shteti që mban një komunitet të madh nga një vend tjetër, u mundëson atyre që nëpërmjet organizatave të organizojnë zgjedhjet. Por një praktikë të tillë, që po pretendohet të përdoret kësaj radhe në Kosovë bëhet vetëm pasi që shteti që mban zgjedhjet t`i bëjë kërkesë zyrtare autoritetit që vendos për zgjedhjet në shtetin ku pretendohet të bëhen organizime të tilla. Në këtë mënyrë, organizimi i zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë nga OSBE-ja , do të duhej të mundësohej vetëm pasi që autoriteti që i ka shpallur ato në Serbi, t`i drejtohet me një kërkesë Presidencës së Kosovës.

Gazeta ka provuar që të marrë qëndrim nga Qeveria e Kosovës, nëse i kanë bërë kërkesë OSBE-sa pa miratimin e presidentes, por ka qenë e pamundur

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close