Publikuar me datën: Fri, Sep 3rd, 2010

Zëvendëskryeministri Manaj viziton Parlamentin Evropian

Prishtinë, 3 shtator – Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryesuar nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj, nga data 6 deri më 10 shtator  do të vizitojë Parlamentin Evropian në Strasburg.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Manaj do të ketë takime të rëndësishme, në të cilat do të kërkojë thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin dhe institucionet evropiane për promovimin e shtetësisë së Kosovës dhe konsolidimin e mëtejmë të saj.

Zëvendëskryeministri Manaj gjatë kësaj vizite do të pritet nga kryetari i Parlamentit Evropian, z. Jerzy Buzek, do të ketë një takim edhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, znj. Ulrike Lunacek, me shefin e grupit më të madh parlamentar, atë të Partive Popullore të Evropës, z. Joseph Daul, si dhe me përfaqësues të tjerë të Parlamentit.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, z. Manaj do të bëjë të qartë qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e integrimeve, si dhe do të diskutojë mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet e BE-së, Parlamentin, Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian dhe çështjen e liberalizimit të vizave. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe  Raporti i Progresit i Komisionit Evropian.

Vizita e zëvendëskryeministrit Manaj zhvillohet në prag të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kohën e afrimit të datave për hartimin e Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, si dhe në vazhdën e përmbushjeve të kritereve teknike dhe politike nga Qeveria e Kosovës për të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave për Kosovën në vjeshtë të këtij viti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close