Zeneli, i lumtur që u ftua nga Finlanda

Mesfushori kosovar, Erfan Zeneli është ndarë i lumtur që është përfshirë edhe zyrtarisht në listën e publikuar të premten nga trajneri i Finlandës, Mixu Paatelainen. Për mesfushorin e Helsinkit kjo është hera e parë që ftohet nga Përfaqësuesja e Finalndës në futboll. Ai ka marrë ftesë për dy ndeshjet kualifikuese për botërorin “Brazili 2014”, që Finlanda i luan kundër Bjellorusisë më 7 e 11 qershor. Te Finlanda është ftuar edhe mesfushori i Chievos, Përparim Hetemaj. “Jam gëzuar shumë dhe besoj se më ka ftuar pasi më ka përcjellë më herët dhe llogarit në mua. Shpresoj të paraqitem që në ndeshjen e parë. Trajneri pëlqen shumë lojën time, pasi më ka thënë se kam energji dhe jam stabil”, ka thënë Zeneli