Publikuar me datën: Thu, Jan 24th, 2013

“Zeka” flet për “Abazin”

“Zeka” flet për “Abazin”

 

image

 

 

Lufta e UÇK-së në Maqedoni. Takimi i parë i Ali Ahmetit me Arbër Xhaferit

Në një libër që ka dal përafërsisht një vit më herët të z. Veton Surroi, flitet për rolin e juaj në UÇK-në, pra kombëtare në Maqedoni. Ai iu përmend ju se keni qenë personi që e keni kontaktuar me porosinë që shokët janë të interesuar që të flasin diçka me të.

Haliti: Ali Ahmeti ka qenë anëtar i Sektorit të Veçantë, dhe ne kemi qenë bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë dhe e kemi pasur një obligim të përbashkët. Dihet se unë kam qenë në krye të atij sektori.

Te UÇK-së para luftës?

Haliti: Para dhe pas luftës, derisa jemi përlarë . E kemi pasur një konflikt më shumë politik sesa diçka tjetër. Maqedonia në përcaktimet tona të mëhershme politike ka qenë Zona e Dytë Operative e UÇK-së, mirëpo pas ndryshimeve, pas ribërjes së nënzonave që kanë ekzistuar në Kosovë dhe shndërrimit të tyre në zona, dhe pasi që ne u tërhoqëm nga ideja që të hapin një front, i cili nuk ishte realist për ne…

Fronti për bashkimin e trojeve…

Haliti: Një front në të gjitha anët e trojeve shqiptare. Do të duhet që të kishin vërtet Amerikën me vete ose Evropën që të na furnizonte me ushtarë që të luftojmë në të gjitha këto fronte…

Por, Amerika tha vetëm në Kosovë?

Haliti: Jo, nuk është puna, por ndodhi diçka që as Aliu nuk ka qenë iniciues. Ndodhi konflikti i Tanushës, i cili mbi bazën e informatave u zbulu një bazë e armëve të cilat ishin planifikuar nga ata që të fillojnë luftën. Unë me Ali Ahmetin jam takuar disa herë para se të fillojë kjo. Jam takuar edhe në shtëpinë time, dhe i kam thënë se nuk është mirë, sepse nuk keni fuqi. E kam lutur Aliun dhe Fazli Veliun që t’i bashkohen procesit demokratik në Maqedoni, forcave politike, në këtë rast Arbër Xhaferit për t’i fituar të drejtat e tyre të cilat do të duhej të ishin të garantuara me kushtetutë. Megjithatë ndryshoi situata.

Ndryshoi rastësisht apo qëllimisht? 

Haliti: Jo, ka qenë do të thoja e planifikuar nga…

Nga Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu?

Haliti: Nuk është shumë me rëndësi. Promotor i të gjithave ka qenë Kryesia e LPK-së, derisa ka ardhur ai konflikti i famshëm i 1998 ku edhe Kryesia e LPK-së ka pasur përçarje dhe nuk ka qenë më vendimmarrëse për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë. Do të thotë ka ndërruar ai grupi vendimmarrës. Kur filloj lufta, normalisht se duhet të komunikoja me Ali Ahmetin- Abazin, dhe në të njëjtën kohë komunikova edhe me disa segmente të diplomacisë të huaj që ishin në Prishtinë. Më kujtohet Devis Line( ish shef i Zyrës Britanike në Kosovë) me të cilin kemi biseduar në tarasen e hotel Grandit, dhe unë pa fol me Aliun ia paraqita platformën e mundshme për t’u ndërpre konflikti në Maqedoni. Ai më tha, se pse unë po përzihem. I thash se unë nuk po përzihem, por po e them një mendim timin, të cilin po besoj se do të miratojnë edhe ata.

Dhe ju nuk e kishit biseduar?

Haliti: Jo, jo nuk e kisha biseduar fare me Aliun. Dhe herën e parë jemi takuar këtu në Prishtinë, ku rrinte Aliu gjysmë -ilegal dhe kemi biseduar për mundësitë që i kanë…

Pasi që kishin filluar përleshjet e para?

Haliti: Po, po. Pastaj jemi takuar edhe me Musa Xhaferin. Pas një kohe Aliu ka filluar që të merr përsipër me komunikata veprimet në Maqedoni, ta orientoi luftën politikisht. E di që kanë shkuar në takime edhe z. Surroi, Blerim Reka, Ylber Hysa bashkë me ndërkombëtarët. Edhe Ramiz Lladrovci ka shkuar me disa të interesuar…

Por, ju ishin një lloj ndërmjetësuesi dhe për t’i vënë në kontakt edhe me z. Surroi, siç e përshkruan edhe z. Surroi?

Haliti: Po, unë i kam kërkuar z. Surroi që t’ju ndihmoj disa herë. Ai ka shkuar disa herë. Nuk jam unë kompetent që të vlerësoj kontributin e z. Surroi. Besoj se Aliu dhe Vetoni e dinë se deri ku kanë arritur. Por, ka qenë një situatë, ku unë jam përpjekur që ta ndihmoj Aliun për t’i dhënë zgjidhje paqësore luftës dhe kam komunikuar me disa qendra të vendosjes në atë kohë. Po ashtu kam ndihmuar, pra sistemin që e kemi pasur në Evropë dhe Amerikë për të mbledhur ndihma, ia kam dhënë të gjitha mundësitë, të gjithë njerëzit Musa Xheferit, i cili ka qenë në lëvizje jashtë Maqedonisë. Dhe e kemi organizuar takimin e parë në mes të Arbër Xhaferit dhe Ali Ahmetit me Fatos Klosin dhe Ilir Metën në Tiranë.

Por, fillimisht keni organizuar takimin në mes të Arbër Xhaferit dhe Ali Ahmetit në Prizren, i cili ka ndodhur në një furrë… 

Haliti: I cili ka ndodhur në Tiranë, në villen 31. Mua me kanë marrë me një helikopter në Kukës dhe kemi shkuar në villen në Dajt ku ishte Ilir Meta në pushim. Pastaj në takimin që është mbajtur në Tiranë, unë nuk kam dashur të marrë pjesë, sepse ideja ime ishte se mund të merreshin vesh në mes vete. Të nesërmen kam fjetur me Ali Ahmetin dhe më ka treguar se takimi ka qenë mjaftë i mirë dhe frytdhënës.

Pra në atë takim ka qenë Ali, Musa Xhaferi…?

Haliti: Jo, jo ka qenë vetëm Ali Ahmeti, Arbër Xhaferi dhe Ilir Meta. Nuk e di a ka qenë brenda Fatos Klosi apo jo. Më kanë lutur që të hy në takim, por për arsye të ndryshme nuk kam dashur.

Pastaj në furrë e keni organizuar takimin?

Haliti: Po, po, pastaj është dekonspiruar takimi… pastaj ne e kemi vendosur pikën e takimit në furrën e Qamil Binajt në Prizren. Takimet i kemi mbajtur edhe në shtëpinë e Qamilit. Qamili e ka çikën e axhës time për grua, dhe e kam pasur këtë afërsi.

Sërish pra ju keni përcaktuar për logjistikën?

Haliti: Jo logjistika, se me logjistikë nuk jam marrë, nuk jam marrë as me Kosovën, e kam ndihmuar, por nuk kam qenë i ngarkuar.

Por, ju keni vendosur ku mund të ketë siguri?

Haliti: Po siguri dhe përgjegjësi. Sepse së pari besimi fillon te njerëzit që i njeh. Në furrën e Qamilit në katin e dytë ka qenë një dhomë, në të cilën ai ka banuar me familjen e tij. Aty jemi takuar edhe me ndërkombëtarë, kam qenë edhe unë prezent herë pas here. Edhe me Aliun jemi takuar, edhe me Musa Xhaferin. Kemi ecur së bashku në proces. Tani unë drejt t’u them e kam pasur një mendim timin, duke qenë edhe në procesin e mëhershëm të Kosovës, që duhet të zgjidhet ajo çështje. Sugjerimet e mia i ka akceptuar shumë herë, mos të them çdo herë Abazi.

Por ju keni qenë në cilësinë private aty?

Haliti: Nuk kam pasur asnjë funksion, as funksion të PDK-së në ato takime. Por, kam ndier obligim për shkak se kam qenë i interesuar që të zgjidhet çështja shqiptare në Maqedoni, por dua të them se kam qenë edhe shok i Ali Ahmetit.

Por, shkuan edhe atje duke u modifikuar kërkesat. Kur filloi lufta flitet se shqiptarët i kanë kapur armët për të ndarë Maqedoninë. Pastaj u arrit marrëveshja e Ohrit. 

Haliti: Jo, nuk ka qenë kurrë mendim i Ali Ahmetit që të ndajë Maqedoninë. Ne kemi diskutuar edhe për atë opsion. Pra nuk ka qenë qëllimi që të ndahet Maqedonia, edhe pse në një periudhë kohore programi ynë ka qenë që Kosova dhe viset tjera shqiptare të bashkohen në një shtet të vetëm, që Vilajeti i Kosovës të jetë ai i vjetri, që i bashkon të gjitha viset shqiptare në ish- Jugosllavi. Pastaj e kemi ndryshuar edhe këtë opsion në proces. Mendoj se kam ndihmuar t’i jap një zgjidhje paqësore çështjes së luftës në Maqedoni.

Dhe sa ishte e vështirë të binden, pasi që përmende edhe takimet me përfaqësuesit e huaj. Pas luftës në Kosovë, shqiptarët hapen edhe dy fronte.

Haliti: Po, është e vërtet. Ka qenë një plan që edhe në Mal të Zi të filloj lufta. Kanë burgosur edhe atje disa djem, të cilët e kanë pasur një plan të tillë. Por, këto kanë qenë plane të grupeve të veçanta. Unë nuk e kam ditur as që ka për të filluar lufta në Maqedoni. Po them se kontributi im ishte për t’i dhënë zgjidhje paqësore kësaj çështje, konform zgjidhjes të së drejtës së shqiptarëve atje. Po e përsëris se Vetonit i kam kërkuar t’i ndihmojë për arsye se e kam njohur dhe gjatë kohës në Konferencën e Rambujes dhe mendoj se e kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe shumë kontribuues edhe në raport me ndërkombëtarët në situata të caktuara.

Sikur mos të përfshiheshit ju, Veton Surroi dhe të tjerët si vlerësoni se do të ishte…

Haliti: Nuk do të thoja se sikur të mos përfshihesha unë, nuk do të zgjidhej çështja e shqiptarëve në Maqedoni. Unë konsideroj se kam ndihmuar diçka. Njerëzit që e kanë kontaktuar Abazin përmes meje i kanë dhënë një zgjidhje procesit.

Për shikuesit që nuk e dinë, Abazi ka qenë Ali Ahmeti?

Haliti: Po, ai ka qenë Abazi, unë Zeka. I kemi pasur edhe disa pseudonime tjera nëpër procesverbal, por kur të hapen arkivat e shohim. Nuk e kam pasur të lehtë. Njeri edhe me të huaj shpesh herë nxehet duke debatuar. Unë e kam pasur të ndalur hyrjen në Zvicër, pasi për një vendim të tillë ka votuar parlamenti zviceran, për shkak të implikimit në luftën në Maqedoni. Dikush e ka kërkuar këtë, dhe dikush ka denoncuar pa argumente, kështu që për 10 vjet derisa më ka hequr vetë parlamenti atë ndalesë, e kam pasur të ndalur të hynë Zvicër për pa e lajmëruar shtetin dhe për pa më jep leje. Unë nuk e qaj vetën për pasojat e mia, por e qaj atë xhelozinë që është në mesin tonë, nuk janë në gjendje një pjesë e njerëzve që t’i analizojnë situatat në hapësirë dhe në kohë. Unë ia kam afruar dy mundësi bashkësisë ndërkombëtare: ja ku e keni problemin ose zgjidhni ose kaloni në anën e atyre që donë t’i shtypin shqiptarët.

Dhe mundësia ka qenë…?

Haliti: Mundësia, me pas dashur ata kanë pasur mundësi që ta asgjësojnë UÇK-në. Asgjësimi i një ushtrie në embrion është më i lehtë, sesa i një ushtrie që krijohet pastaj në vazhdimësi. Më vonë ata nuk kanë mundur. Ka pasur pastaj situata kur kryeministri i Maqedonisë ka qenë në Bruksel dhe ka pasur dëshirë që ta paraqes konfliktin e përfunduar, por rezistenca ka vazhduar në atë pjesën shqiptare përmbi Shkup, në Haraçinë dhe nuk i ka ndez ajo ide.

Ajo ka qenë për të dhënë sinjalin se nuk vendos ti kur përfundon kur përfundon konflikti?

Haliti: Jo, qëllimi ka qenë se pa një marrëveshje me shqiptarët dhe pa garancinë e bashkësisë ndërkombëtare nuk përfundon konflikti.

Dhe vlerësoni se është arritur ajo për çfarë kanë luftuar shqiptarët në Maqedoni?

Haliti: Jo. Shikoni ne e kemi Kosovën shtet dhe po ankohemi se nuk kemi arritur asgjë. Prapë ka zëra që dalin e thonë tradhti kjo, tradhti ajo, tradhtar ky, tradhtar ai. Kemi ne një lloj terpie, dhe po ashtu kemi njerëz që ushqehen duke baltosur të tjerët. Megjithatë ky është fati ynë, ky është vendi ynë dhe kemi pavarësinë e Kosovës dhe po ecim jo me hapa të dëshiruar për t’u bërë pjesë e Evropës së qytetëruar. Ne nuk mund t’i arrimë ata as për 10 vjet, as për 50 vjet, sepse edhe ata ecin me trende bashkëkohore, por nëse bashkohemi do të na ndihmojnë edhe ata që përafërsisht të jemi afër tyre. Ky ishte kontributi im që kam dhënë për shqiptarët e Maqedonisë.

Faleminderit.

Haliti: Para se ta përfundova do t’i lus edhe njëherë të gjithë ata që mendojnë se bëjnë mirë duke rrënuar varreza, mos të bëjnë veprime të tilla, sepse ata që rrënojnë varreza për mua përpiqen të rrënojnë të ardhmen e Kosovës.

Ishte kënaqësi si gjithmonë.

Haliti: Faleminderit edhe nga ju./indeksonline

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close