Publikuar me datën: Sat, Mar 5th, 2011

Zannier: Akuzat e Martyt nuk rrezikojnë pavarësinë e Kosovës

Beograd, 4 mars – Kombet e Bashkuara, sikundër edhe Rusia, presin që hetimet rreth pohimeve mbi krimet në Kosovë t’i zhvillojnë institucione ndërkombëtare me autoritet, citojnë mediet e Beogradit shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, të ketë thënë në Moskë.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka thënë se të gjithë, edhe Kombet e Bashkuara edhe Rusia, presin që hetimet mbi implikimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të rrethit të tij në tregtinë me narkotikë, armë dhe organe njerëzore ta zhvillojnë institucione ndërkombëtare me autoritet.
Zannier ndërkaq, konsideron se pohimet për krimet e udhëheqësve kosovarë nuk rrezikojnë pavarësinë e Kosovës.
“Pres që qeveria e Kosovës të japë sqarimet e veta rreth kësaj lënde të ndërlikuar”, i ka thënë Zannier të përditshmes ruse “Novie Izvestia”.
Duke komentuar kërkesën e Prishtinës rreth pranisë së misionit të KB në Kosovë, Zannier ka rikujtuar se shpalljen e pavarësisë së Kosovës e kanë njohur më pak se gjysma e vendeve anëtare të KB, për ç’arsye Kosova është e detyruar të bashkëpunojë vetëm me ato që i kanë njohur.
“Ne nga ana jonë po ndihmojmë që të bashkëpunojë me të gjitha shtetet, duke vepruar në kuadër të Rezolutës 1244 të KS të KB, po përpiqemi t’u ndihmojmë disi kosovarëve që të integrohen në bashkësinë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë shefi i UNMIK-ut.
Duke u përgjigjur në pyetjen se a ka ende mundësi për konflikt të ri ndërnacional, duke pasur parasysh se serbët në Kosovë nuk e pranojnë autoritetin lokal, Zannier është përgjigjur se askush nuk dëshiron që Kosova të jetë një nacionale dhe se KB angazhohen që të jetë multietnike.
“Shpërputhja ndërmjet pozicioneve të serbëve e shqiptarëve kuptohet mund të shkaktojë situatë jostabile, sidomos kur shqiptarët përpiqen të imponojnë institucionet e veta të pushtetit, duke injoruar mendimin e popullatës serbe”, ka thënë Zannier, duke përmendur se një nga mospajtimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës është çështja e statusit të serbëve në Kosovë, kurse për zgjidhjen e këtij problemi deri tash nuk është arritur kurrfarë përparimi.
Zannier ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk i ka të gjithë çelësat për zgjidhjen e problemit të Kosovës, dhe se me këtë duhet të merren njerëzit që jetojnë në rajon.
“Ata duhet të bëjnë zgjedhjen e vet, shumë serioze e të ndërlikuar. Vetëm atëherë do të jetë për të gjithë mirë”, është shprehur shefi i UNMIK-ut.
“Problemi i Kosovës dhe rajonit ballkanik është sfidë shumë e vështirë për të gjithë”, ka theksuar Zannier, duke shtuar se Ballkani ka potencial të madh, por është e domosdoshme të lirohet nga barra e së kaluarës.
I pyetur nëse gjatë qëndrimit në Moskë ndihet se pushteti rus ka filluar të ndryshojë qëndrim rreth Kosovës, pasi në krye të Kosovës është zgjedhur Behgjet Pacolli, i njohur për administratën ruse për shkak të pjesëmarrjes në rikonstruimin e Kremlinit, Zannier është përgjigjur se pozicioni i Federatës Ruse nuk do të ndryshojë.
“Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Për këtë jep deklarata të qarta përfaqësuesi rus në KB, Vitaly Churkin, si dhe autoritetet zyrtare. Nuk shohim bazë të dyshohet në fjalët e tyre”, ka deklaruar Zannier.
Shefi i UNMIK-ut, i cili ka vizituar Moskën për të marrë pjesë rreth krimeve në Kosovë, ka thënë se çështja e vetëvendosjes së popujve është çështje shumë e ndjeshme, dhe se nuk mund të krahasohen çështjet e statusit të Kosovës dhe e statusit të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, pavarësisht “se kanë ngjashmëri”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close