Zanfina Ismaili, sensuale dhe provokuese për festa

Nuk e dimë se në kërkim të kujt është këngëtarja Zanfina Ismaili pasi ajo është shprehur për TH&TH se është shumë e dashuruar me të dashurin e saj aktual.
Megjithatë ajo do të vijë ndryshe dhe shumë seksi në projektin e saj më të ri muzikor. E veshur në ngjyrat e floririt dhe rozë artistja duket në formë të mirë fizike si dhe mjaft e hijshme. Zanfina ka menduar t’u dhurojë fansave të saj një video dhe një këngë të re me rastin e festave të fundvitit.
Ai titullohet “Të kërkoj” dhe është duke u xhiruar aktualisht në Prishtinë. Zanfina vjen pas një periudhe mjaft të suksesshme artistike duke kujtuar pjesëmarrjen e saj në “Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit duke u renditur e treta me këngën “2 Minuta”.
Ismaili duket se do të jetë e zënë edhe gjatë periudhës së festave të fundvitit duke performuar në Tetovë me një seri koncertesh që priten të jenë të suksesshme. Edhe këtë herë bukuroshja Zanfinë ka menduar të vijë me një këngë solo, ndonëse ka premtuar se do të sjellë një duet me motrën e saj Adelina Ismaili.