Xhandarmëria serbe përforcohet në Preshevë

Xhandarmeria serbe me 5 autobusë ka arritur në Preshevë dhe është stacionuar në bazën e saj, shkruan portali serb Telegraf, transmeton INA.
Siç shkruajnë gazetarët, në bazën e xhandarmerisë në Bujanoc kanë arritur pesë autobus të mbushur me policë, ndërsa një natë më herët në bazë janë stacionuar një kontingjent i xhandarëve serb.
“Gjithçka është gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i vet aksionit mbahet në fshehtësi., andaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të vij deri tek operacion” ka thënë një burim nga shërbimi i sigurisë për portalin serb