Publikuar me datën: Sun, Jul 29th, 2012

Xhaka nervozon gazetarin,e këndon himnin Shqiptar

Nervozohen me Xhakën.Talenti shqiptar i Borussia Mönchengladbach Granit Xhaka ku është duke luajtur së fundi, praktikohet një ritual që të gjithë futbollistët të këndojnë para kolegëve të tyre nga një këngë që zgjedhin vetë. Xhaka është përcaktuar për himnin kombëtar shqiptar! Dhe kjo ka ngjallur nervozë te gazeta Blic kam Sonntag e cila e ka intervistuar Xhakën me këtë pretekst.I pyetur përse ka kënduar himnin shqiptar, Xhaka ka thënë se, “si fëmijë i mësojmë disa këngë të caktuara. Dhe, sinqerisht, është kënga e vetme që mundem ta këndoj edhe pse, vetëm strofat e para… Bashkëlojtarët u shprehën të befasuar, ata nuk e dinin se prindërit e mi vijnë nga Kosova”.

Ndërsa pyetjes përse nuk ka zgjedhur të këndonte himnin e Zvicrës, Granitin i është përgjigjur se nuk e dinte tekstin e asaj kënge. “Si fëmijë, natyrisht nuk e kam mësuar pasi që prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”.

Më tutje i konfrontuar nga gazetari me vërejtjen se ai është duke luajtur për kombëtaren zvicerane, Xhaka thotë: “Unë them gjithmonë: Ndjehem 80 për qind si zviceran dhe 20 për qind si kosovar. Unë jam zviceran por rrënjët e mia janë pjesë imja dhe ashtu do të mbeten përgjithmonë. Unë nuk kam asnjë problem lidhur me këtë”.

“Por, shumë njerëz në Zvicër nuk e shohin me sy të mirë që ju të këndoni himnin shqiptar”, ka qenë ndërhyrja e radhës e gazetarit, të cilës Granit Xhaka i është përgjigjur: “Mua më duhet të jetoj me këtë. Unë e kam prejardhjen që e kam dhe i qëndroj asaj. I dua të dy vendet me gjithë zemër. Nëse dikush mendon me një shpirtngushtësi të tillë, unë nuk kam çfarë të bëj. Dhe, ka edhe zviceranë të qindpërqindtë që nuk dinë ta këndojnë himnin zviceran. Mua, thjesht, më duket e vështirë për ta mësuar. Por, të jem i qartë: unë dua dhe do ta mësoj atë. Është një qëllim afatmesëm imi”tha Xhaka.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close