Xhaka në radarin e Liverpoolit

Liverpooli është në kërkim të përforcimit të mesfushës gjatë afatit kalimtar të janarit, kurse një nga synimet kryesore është ylli shqiptar Granit Xhaka.
Xhaka është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në fanellën e Borussia Monchengladbachut, kurse me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, transmeton Koha.net.
Sipas raporteve nga “WinnerSports”, thuhet se Jurgen Klopp është duke e konsideruar që gjatë janarit të bëjë një ofertë rreth 28 milionë euro për Xhakën, pasi nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit uellsian Joe Allen.
Për 23 vjeçarin interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.