Publikuar me datën: Fri, Jul 23rd, 2010

Williams: Tani Kosova të mos bie në kurthin e Serbisë

Washington, 23 korrik – Eksperti ligjor dhe analisti i çështjeve të Ballkanit, Pol Williams tha menjëherë pas dhënies së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se kjo është një ditë e madhe për Kosovën dhe se tani nuk mbetet më asnjë dyshim për shtetin e Kosovës.

Profesori Williams, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Politikën Publike, i cili ka qenë i përfshirë në negociatat për Kosovën që në Rambuje dhe është angazhuar vazhdimisht me zhvillimet rreth saj, i tha mbrëmë Radio Zëri i Amerikës se Gjykata Ndërkombëtare mori një vendim shumë të rëndësishëm për Kosovën, kur tha qartë se Kosova nën ligjin ndërkombëtar ka të drejtën të jetë e pavarur dhe tani për sovranitet dhe tërësi territoriale.

“Kjo është një fitore madhe për Kosovën dhe rikonfirmon gjithçka që ka bërë qeveria e Kosovës dhe populli  i Kosovës gjatë dekadës së fundit për të vulosur pavarësinë e tyre, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën”.

Prof. Williams shtoi se tani i takon qeverisë së Kosovës që tani ta përdorë këtë përcaktim ligjorn sipas së cilit ata kishin të drejtë ta bënin shpalljen e pavarësisë dhe tani qeveria e Kosovës duhet të bëjnë një fushatë të shumanshme dhe agresive për aktin politik të njohjes nga shtetet e tjera.

Deri tani, tha ai shtetet kanë thënë se nuk duan të angazhohen në këtë proces për shkak të pasigurive ligjore. Tani Kosova duhet të shkojë dhe të thotë se një vendim ligjor u mor, ishte qartësisht në favor të Kosovës dhe tani duhet të hyjmë në diskutime politike për njohjen  nga shtetet që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Profesor Williams thotë se këto përpjekje duhet të fillojnë që sot dhe të fillojnë të sigurojnë këto njohje politike. Ai thotë se megjithëse Serbia mund të thotë se vendimi ishte i komplikuar dhe të përpiqet të manovrojë me të, Kosova me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë duhet që të këmbëngulë duke thënë që çdo gjë është e qartë. Ai tërheq gjithashtu vëmendjen se Serbia mund të kërkojë negociata politike, por se nuk duhet harruar që negociatat u bënë kur ishte për t’u bërë duke filluar që nga Rambujeja, tek standardet pas statusit, si edhe ato të Vienës. Prof. Williams thotë se Kosova tani duhet ta përqendrojë vëmendjen tek akti politik i njohjes dhe jo të bëjë hapa pas dhe të bjerë në kurthin e negociatave, që sipas tij vetëm do ta ulte rëndësinë e fitores së sotme.

Eksperti thotë se opinioni i sotëm e ndryshoi krejtësisht ekuacionin edhe përsa i takon veriut të Kosovës, pasi tani nuk ka dyshim që ajo është pjesë e Kosovës dhe tani mund të bëhen përpjekje vetëm për të qetësuar tensionet.

Profesori Williams është se pas një fitoreje të tillë të rëndësishme për Kosovën, tani rruga përpara është qartësuar dhe qeveria e vendit duhet të përqendrohet tek zgjerimi i vendeve që njohin shtetin e Kosovës.

Kolegu i tij nga Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare, Steven Mayer, konsideron se Serbia pas vendimit të GJND-së ndodhi në një situatë të pakëndshme.

E vetmja gjë që qeveria e Serbisë mund të thotë tash është se ka provuar, se nuk ia ka dalë, dhe se tash vazhdon më tutje, ka theksuar ai.

Williams dhe Mayer theksojnë se një vendim i tillë i gjykatës e ka ndryshuar me rrënjë situatën e veriut të Kosovës.

Kosova tani ka një vendim të qartë juridik se Mitrovica e Veriut është pjesë e territorit të saj, ka thënë Williams dhe ka sqaruar se Serbia do të mund të thoshte se edhe Mitrovica e Veriut ka të drejtë në vetëvendosje, ashtu siç ka bërë Kosova, e citojnë kështu mediet serbe.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close